EmailFacebookKontakt

Fjeti Z. Sotir Tapia, “Nderi i Psaltëve të Kishave të Beratit”

Ndërroi jetë, më 20.06.2015, në moshën 89
vjeçare, “Nderi i Psaltëve të Kishave të Beratit”,
Z. Sotir Tapia, një shembull përkushtimi, talenti,
besimi e dashurie ndaj Krishtit Perëndisë tonë
dhe Kishës së tij.
U lind më 20 korrik 1926 (ditën e Shën Ilias),
në lagjen Kala, në një familje të thjeshtë za-
natçinjsh (rrobaqepës). U pagëzua vetëm tri ditë
pas lindjes, sepse u sëmur rëndë dhe e ëma,
Llambrinia, e cila ishte një grua shumë besim-
tare, vendosi ta pagëzonte për çdo të papritur.
Atë Theodhori u propozoi prindërve të gjyshit
ta pagëzonin me emrin Sotir (Shpëtimtar), meqë
mjekët nuk u kishin dhënë shpresa për foshnjën.
Zoti Sotir ka filluar të punojë në moshën 13-vje-
çare. I ati, Kici, i cili ishte gjithashtu rrobaqepës,
e merrte në dyqanin e tij për t’i mësuar zanatin,
profesion të cilin e vazhdoi me pas në Ndër-
marrjen Tregtare Lokale Artizanale, më vonë
në Ndërmarrjen Riparim – Shërbimi si prestar,
përgjegjës sektori, derisa doli në pension më
1986. Që i vogël, kur shkonte në kishë qëndronte
pranë psaltëve duke mësuar tropare. Më pas u
bë psalt në kishën e kalasë (në vitet 1944-1967).
Në kohën e diktaturës e mbajti besimin duke
vazhduar të festonte në fshehtësi, të kremtet e
mëdha të Kishës sonë. Që nga 12 dhjetori i vitit
1990 e deri ditën e fjetjes së tij më Zotin, Sotir
Tapia nuk zbriti kurrë nga psaltiri, duke dhënë
vullnetarisht kontributin e tij në ringritjen dhe
përparimin e kishës.
Z. Sotir ishte një njeri i veçantë e plot vlera,
i cili deri në fund të jetës, zbatoi me përpikëri
betimin e psalmistit, që thotë: “Do ti këndoj Zotit
sa të rroj, do t’i psal Perëndisë tim, sa të jem
gjallë!”. Jeta e tij tokësore u ndërpre tragjikisht
nga një aksident rrugor, për të vazhduar të psalë
me engjëjt në jetën e pasosur.
Fjeti Z. Sotir Tapia, “Nderi i Psaltëve të Kishave të Beratit”

3