Fjeti në Zotin atë Niko Lushi
Atë Niko Lushi lindi më 13 janar 1973 në
fshatin Bubullimë të Lushnjës nga prindër të kri-
shterë, Llambri dhe Llamba. Ishte fëmija i 7-të
nga 8 fëmijët që ata kanë dhe më i vogli ndër
vëllezërit. Pas mbarimit të arsimit 8-vjeçar
vazhdoi shkollën e mesme bujqësore në Kolonjë
të Lushnjës në vitet 1988-1992.
Pasi mbaroi shkollën e mesme, atë Niko u
largua nga Shqipëria, shkoi në emigrim, ku punoi
në zanate të ndryshme në mënyrë që të arrinte
qëllimin e tij, të ndihmonte familjen për ndërti-
min e shtëpisë.
Para se të vendoste të shkonte në emigrim
të përkohshëm, që në vitet e para të ringritjes
së Kishës Orthodhokse në Shqipëri, ai kishte
shprehur dëshirën për t’u bërë prift. Pasi u pa-
gëzua në kishën e Shën Petrit në vitin 1998,
ai ndoqi studimet në Akademinë Teologjike
“Ngjallja e Krishtit” në Shën Vlash, Durrës,
gjatë viteve 1998-2001.
Pasi mbaroi studimet për teologji, atë Niko
u bë pjesë e Zyrës së Katekizmit në Mitropoli-
në e Shenjtë të Beratit, ku punoi si katekist dhe
drejtues i saj. Më 24 gusht 2003, u martua me
Nertila (Ana) Vidhin, në manastirin e Fjetjes së
Hyjlindëses në Apolloni, me të cilën ka dy fëmi-
jë, Sarën 13 vjeçe dhe Emanuelin 11 vjeç.
U hirotonis dhjakon nga Mitropoliti i Beratit,
Ignati, më 20 dhjetor 2006 në kishën e Shën
Spiridhonit në Berat, ndërsa më 17 prill 2011 u
hirotonis prift nga i njëjti hierark në katedra-
len e Shën Dhimitrit në Berat. Gjatë kësaj kohe
ai vazhdoi t’i shërbente veprës katekitike.
Deri në tetor të vitit 2016, shërbeu si klerik
në katedralen e Shën Dhimitrit në Mitropolinë
e Beratit dhe prej andej u shpërngul në qytetin
e Fierit. Ai u bë pjesë e stafit të Mitropolisë së
Apollonisë dhe Fierit, përsëri si drejtues i Zyrës
së Katekizmit dhe si famullitar i kishës së Shën
Triadhës në fshatin Seman të Fierit, ku shërbeu
me devotshmëri.
Atë Niko fjeti në Zotin në spitalin “Nënë
Tereza” në Tiranë, më 11 mars 2018, si pasojë
e një sëmundjeje të rëndë.
Le ta kujtojmë atë Nikon si një person që
gëzonte respekt nga të gjithë njerëzit që e njo-
hën dhe si një prift, i cili kreu me përkushtim
çdo porosi dhe punë që iu caktua nga Kisha.
U prehtë në paqe!
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!