Fjala e Patriarkut të Rusisë Kirill gjatë Liturgjisë Hyjnore
Fortlumturia Juaj,
vëllezër fort të nderuar kryepiftërinj,
etër fort të ndershëm,
të dashur vëllezër dhe motra!
Sot, me kryerjen e Eukaristisë Hyjnore
dhe me lutjen e përbashkët, ne së bashku me
të gjithë Kishën e Shenjtë Orthodhokse
vazhdojmë kremtimin e Pashkës së Shenjtë.
Në këtë ditë të diel, Kisha na ofron si një kë-
sonte në mrekullinë e Zotit, por as nuk kishte
fuqi t’ia kërkonte. Dhe në pafuqinë e tij abso-
lute ai mori papritur atë që priste.
Shërimi i mrekullueshëm është ripërtë-
ritja e natyrës së dëmtuar njerëzore, është
shfaqja e lavdisë hyjnore te njeriu. Kisha e ka
mendjen sot te ngjarjet e Pashkës dhe po i ri-
kujton ato. Shërimi është triumfi, edhe pse i
pjesshëm dhe i përkohshëm, ndaj prishjes,
vuajtjes dhe vdekjes, domethënë është në
të e shkurtër dhe ka fund të pashmangshëm.
Kur Apostull Pavli tentoi të fliste në Athinë,
pra në kryeqendrën e dijes greke, për ngjall-
jen e të vdekurve, filozofët atje e përqeshën:
“Do të të dëgjojmë përsëri për këtë gjë”
(Veprat e Apostujve 17:32). Për një intelek-
tual pagan të asaj kohe ishte diçka e pa-
perceptueshme se si njeriu, kjo kokrrizë e
vogël rëre në hapësirën e pakufishme kozmi-
ke, mund të tejkalonte një ligj kaq themelor
të natyrës, siç është vdekja.
Apostull Pavli thotë: “Ne predikojmë
Krishtin e kryqëzuar, i cili për Judenjtë është
skandal, edhe për Grekët marrëzi” (1 Kor.
1:23). Për filozofët, besimi i krishterë në më-
shirën e pakufishme të një Hyjnie ndaj njeriut,
dukej i pakuptueshëm. Nga pikëpamja e tyre,
Hyjnia duhet të ishte pafundësisht e përsosur,
dhe në përsosmërinë e Saj, pafundësisht e lar-
gët nga dobësia dhe dhimbja njerëzore. Kjo
bindje u hodh poshtë nga fjala e Ungjillit për
Perëndinjeriun Krisht, i Cili u kryqëzua, vdiq
dhe u ngjall për hir të shpëtimit tonë. Kjo fja-
lë e Ungjillit përbën një bazë, një themel të pa-
lëkundshëm të besimit tonë në pakufishmë-
rinë e mëshirës së Zotit për racën e rënë nje-
rëzore. “Nëse nuk u ngjall Krishti, predikimi
ynë është i kotë, edhe besimi juaj i kotë”
(1 Kor. 15:13).
Sapo dëgjuam edhe leximin e Veprave të
Apostujve të Shenjtë, të cilat tregojnë se si
Apostull Pjetri e ngjalli Tavithanë, një grua e
drejtë dhe perëndidashëse, sipas lutjeve të të
gjithë atyre që u mbushën me të mira prej saj
kur ajo ishte gjallë. Kjo histori më sjell ndër
mend historinë e Kishës së shumëvuajtur
Shqiptare. Ajo i ka shërbyer ndër shekuj po-
pullit të saj në kushte më të vështira. U shka-
tërrua pothuajse plotësisht gjatë viteve të
frikshme të përndjekjeve ateiste dhe u ringjall
sërish për të kryer shërbimin e saj ndaj nje-
rëzve, me ndihmën e Zotit dhe me forca të re-
ja. Madje, kjo Katedrale e mrekullueshme
“Ngjallja e Krishtit”, si edhe vetë emri i
Fortlumturisë Suaj, Anastas, janë të lidhura
me fatin e jashtëzakonshëm të Kishës suaj.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
shillë një pjesë nga Ungjilli, e cila tregon se si
Shpëtimtari e shëroi të paralizuarin, pjesë kjo,
që mund të duket se nuk ka lidhje të drejt-
përdrejtë me Ngjalljen e Krishtit. Shpëtim-
tari shëroi një njeri i cili vuante për tridhjetë e
tetë vjet prej një sëmundjeje të rëndë dhe të
pashërueshme, që është paraliza. Duke folur
me Krishtin, i sëmuri as nuk i kërkoi atij
ndihmë: ky njeri fatkeq vazhdonte të shpre-
njëfarë kuptimi prototipi i Ngjalljes. Leximi i
Ungjillit për shërimin e të paralizuarit duhet
të na kujtojë se Ngjallja e Krishtit është mje-
kim, është një mjet për të shëruar botën tonë
të vdekshme, të goditur nga paraliza e mëka-
teve dhe të shkëputur nga Zoti.
Ngjallja është ndryshimi më i mbinatyrshëm
i natyrës njerëzore, që mund të imagjinohet.
Njeriu është mësuar të besojë që jeta e tij ësh-
është me të vërtetë Kisha e Ngjalljes së Kri-
shtit.
Ngjallja për ne është triumfi ndaj së keqes
në këtë botë dhe fitorja e dukshme ndaj saj.
Besimi te Krishti i Kryqëzuar dhe i Ngjallur
hap një rrugë për t’u përballur në mënyrë më
të efektshme me të keqen, por në një përba-
llim paqësor dhe të dhembshur ndaj njerëz-
ve. Fuqia dhe trimëria e të krishterëve nuk
qëndron tek agresioni apo tek etja për hak-
marrje, por te dëshmia e butë dhe e vazhdu-
eshme për të vërtetën në çdo rrethanë, si edhe
tek gatishmëria për t’i shërbyer gjithmonë kë-
saj të vërtete.
Martirizimi i krishterë nuk është thjesht
vdekje heroike në luftën për bindjet vetjake:
para së gjithash, është një akt dhembshurie
ndaj të humburve. Ne themi se me vdekjen e
tyre martirët dëshmojnë për Krishtin. Rruga e
një martiri është një përpjekje për të ndrequr,
qoftë edhe me çmimin e jetës së vet, të pa-
vërtetën njerëzore dhe për të shëruar verbë-
rinë shpirtërore të të afërmve me anë të dritës
të së Vërtetës Hyjnore.
Në këtë mënyrë mbijetuan edhe Kishat
tona në kohën e persekutimeve të tmerrshme
ateiste të shekullit XX: me zemërbutësinë dhe
me të vërtetën e dëshmisë së tyre, ato i ka-
përcyen dhe i mundën vdekjen dhe vuajtjet e
kësaj bote të rënë. Martirizimi i krishterë nuk
është vdekje, por tërësisht e kundërta e saj:
është triumfi i jetës së vërtetë.
Edhe shërbimi i Kishës ndaj njerëzve është
pjesë e kësaj dëshmie, pjesë e aktit të saj he-
roik konfesor këtu, në tokë. Më kujtohet se
çfarë përpjekjesh të mëdha ndërmori Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nën
udhëheqjen e Fortlumturisë Suaj gjatë kon-
fliktit të armatosur në Kosovë, duke i pritur
të gjithë refugjatët pa dallim feje dhe bindjesh
politike. Bota orthodhokse u habit se si me
forca kaq modeste u bë një punë kaq e jashtë-
zakonshme. Kisha është e pafuqishme t’i para-
ndalojë të gjitha mjerimet dhe fatkeqësitë, të
cilat i sjell në këtë botë vullneti i keq njerëzor.
Por, të keqen dhe vdekjen ajo mund t’i ku-
ndërshtojë me armën e saj të vetme dhe të pa-
thyeshme, që është dashuria dhe dhembshu-
ria për të gjithë racën njerëzore.
Shën Kozmai i Etolisë, i barabartë me
Apostujt, i cili ka predikuar dikur në këtë tokë
dhe ka vdekur këtu si martir nga duart e nje-
rëzve të një besimi tjetër, në këshillat e tij thotë
fjalët e mrekullueshme: “Perëndia i Tërëmirë
dhe i Shumëmëshirshëm ka emra të shumtë
dhe të ndryshëm. Quhet Dritë, Jetë, Ngjallje.
Por emri i Tij kryesor është Dashuri”. Dashuria
e Krishtit na jep jetë dhe, aty ku është ajo,
nuk ka vend për vdekje.
Dëshiroj të falënderoj Fortlumturinë Tuaj
për ftesën dhe për këtë mundësi për të zhvi-
lluar një lutje të përbashkët me Ju dhe me të
gjithë Kishën e Shenjtë të Shqipërisë. Paqja
dhe dashuria për Krishtin qofshin me të gjithë
ne. Zoti e ruajttë Kishën tuaj të Shenjtë dhe
grigjën e saj të përshpirtshme!
Tiranë, 29.4.2018