EmailFacebookKontakt

Fjala e Patriarkut Kirill në prezantimin e librit “Deri në skajet e dheut”, përkthyer në gjuhën ruse

Fjala e Patriarkut Kirill
në prezantimin e librit “Deri në skajet e dheut”, përkthyer në gjuhën ruse
Fortlumturia Juaj, Kryepiskop i Tiranës
dhe i gjithë Shqipërisë Anastas!
Hirësitë dhe Shkëlqesitë Tuaja!
E nderuar mbledhja e lartë!
Krishti u Ngjall!
Në këto ditë të ndritshme të Pashkës ne
ndodhemi në tokën mikpritëse shqiptare,
ku vazhdojmë të shijojmë gëzimin e komuni-
kimit vëllazëror me Fortlumturinë Tuaj, me
hierarkët, klerin dhe laikët e përshpirtshëm të
Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, të ndiej-
më afinitetin tonë shpirtëror dhe të falënde-
rojmë Perëndinë dhe Atin, i Cili na bëri të
denjë të kemi pjesë në trashëgimin e
shenjtëve në dritë (Kol. 1:12).
Besimtarët orthodhoksë në Rusi kanë një
nderim të veçantë për Kishën e martirizuar
Shqiptare. Kur flasin për të, në radhë të parë
kujtojnë ato persekutime të frikshme që për-
jetoi në shekullin XX, të cilat mund të kra-
hasohen vetëm me persekutimet ndaj Kishës
Orthodhokse Ruse gjatë qindvjetorit të ka-
luar. Përvoja konfesore i afron Kishat tona me
njëra-tjetrën. I kuptojmë dhe i marrim për ze-
mër edhe vuajtjet, edhe gëzimet e njëri-tjetrit.
Në kohën tonë, në mes të besnikëve të Patri-
arkanës së Moskës, perceptimi i Ortho-
dhoksisë Shqiptare është i lidhur gjithashtu
me figurën e Fortlumturisë Suaj si Primat i
shquar i Kishës së ringjallur Orthodhokse të
Shqipërisë.
Ju keni vizituar disa herë Patriarkanën e
Moskës ku ju nderojnë dhe ju njohin shumë
mirë. Prandaj është kaq i rëndësishëm për ne
botimi në gjuhën ruse i librit Tuaj “Deri në
skajet e dheut”. Ky libër u ofron lexuesve rusë
një mundësi për t’u njohur me historinë e
misionit orthodhoks të rrëfyer nga një hie-
rark, i cili i ka kushtuar veprimtarisë misiona-
re një pjesë të madhe të jetës së tij dhe ka ve-
pruar në këtë fushë në kontinente dhe në ku-
shte të ndryshme dhe nganjëherë shumë të
vështira. Në një botim të vetëm janë mbledhur
shkrime unike kushtuar historisë së misionit
orthodhoks, të publikuara në vitet 1962-1972
dhe të redaktuara për botim në këtë libër.
Unë po e prezantoj këtë libër me një ndje-
një të veçantë. Një pjesë e konsiderueshme e
tij tregon për veprën historike të misionarëve
rusë, të cilët dolën si vazhdues të përpjekjes
së Shën Kirillit dhe Shën Metodit, të barabartë
me Apostujt, dhe e çuan predikimin e besimit
orthodhoks në hapësirat e pafundme të At-
dheut të tyre, po edhe shumë larg jashtë kufij-
ve të saj. Falë punës së tyre, Orthodhoksia
arriti deri në kontinentin amerikan, ndërko-
hë që në Lindjen e Largët u themeluan Kishat
Orthodhokse Autonome të Kinës dhe Japo-
nisë. Jam shumë i lumtur që tani edhe lexuesi
rus mund të njihet me gjykimet e kthjellëta dhe
të thella të Primatit të Kishës Orthodhokse të
Shqipërisë në lidhje me qëllimin dhe objekti-
vat e veprës misionare, me të kaluarën dhe të
tashmen e saj.

Përmbledhja e parë në gjuhën ruse me
artikujt e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit
Anastas, është përgatitur për botim nga Sek-
tori i Marrëdhënieve të Jashtme Kishtare në
Patriarkanën e Moskës, si edhe nga Shkolla
Kishtare e Studimeve Pasuniversitare dhe
Doktoraturës “Shën Kirilli dhe Shën Metodi”.
Jam i bindur se libri i Fortlumturisë së Tij,
Kryepiskopit Anastas, do të hyjë thellë në
zemrat e të gjithë atyre për të cilët fjalët e
Shpëtimtarit “Shkoni pra dhe mësoni të gji-
tha kombet” (Matth. 28:19) përbëjnë një thi-
rrje për shërbim të zellshëm.

3