EmailFacebookKontakt

Fjala e Patriarkut Kirill në Manastirin e Hirshëm të Shën Vlashit dhe në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”

Fjala e Patriarkut Kirill
në Manastirin e Hirshëm të Shën Vlashit
dhe në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”
Fortlumturia Juaj, Kryepiskopi i Tiranës
dhe i Gjithë Shqipërisë Anastas!
Hirësia Juaj, Mitropoliti i Apollonisë
dhe Fierit Nikolla!
Hirësitë Tuaja, të dashur etër, vëllezër
dhe motra!
Krishti u Ngjall!
Jam shumë i gëzuar të zhvilloj një vizitë në
këtë manastir të shenjtë dhe në Akademinë
Teologjike “Ngjallja e Krishtit” që ndodhet
këtu.
E kam vizituar për herë të parë këtë vend
në vitin 2003 dhe tani mund të konstatoj
realizimin e shkëlqyer të atyre planeve, për të
cilat Ju më keni treguar 15 vjet më parë. Gjatë
viteve që lamë pas, Akademia është kthyer
në një qendër shumë të rëndësishme të arsimit
teologjik dhe edukimit shpirtëror në Kishën
Shqiptare, është bërë një nga simbolet e ri-
ngjalljes së Orthodhoksisë në vendin Tuaj.
Unë e di gjithashtu që, krahas studentëve dhe
pjesëtarëve të komunitetit të murgjve, këtu
jetojnë fëmijët jetimë, si dhe djem e vajza nga
familje me shumë fëmijë, për të cilët është ha-
pur Shtëpia e Fëmijës.
Tani që njihemi prej shumë dekadash me
Fortlumturinë Tuaj, nuk mund të mos theksoj
se këtu shoh kudo shenjat e kontributit Tuaj
personal. Në themel të këtyre arritjeve është
eksperienca juaj e jashtëzakonshme në ve-
primtarinë misionare, iluministe dhe baritore
që keni përfituar ndër të tjera gjatë viteve të
shërbimit Tuaj në kontinentin afrikan dhe kë-
tu, në Shqipëri, si edhe ideja e qartë, e cila bu-
ron nga kjo eksperiencë, se çfarë rëndësie të
madhe kanë përgatitja e kuadrove kishtare
dhe përmbushja e angazhimeve sociale.
Uroj që të diplomuarit në këtë Akademi
të bëhen veprimtarë të zellshëm të Kishës
dhe bashkëpunëtorë Tuaj besnikë, të cilët do
ta forcojnë Orthodhoksinë në Shqipëri duke
ndjekur shembullin e shërbimit vetëmohues të
Fortlumturisë Suaj. Dëshiroj t’u uroj imzot
rektorit, pedagogëve, nëpunësve dhe stu-
dentëve, pra të gjithë atyre që punojnë dhe
studiojnë këtu, të keni suksese të bekuara në
veprat tuaja dhe hirin e ndihmës fuqizuese të
Perëndisë.
Do të doja t’Ju falënderoja edhe një herë
me gjithë zemër për mikpritjen e ngrohtë
vëllazërore që Ju ofruat për mua dhe bashk-
udhëtarët e mi gjatë kësaj vizite në Kishën Tuaj
Fort të Shenjtë. Unë po largohem nga vendi
Juaj duke marrë me vete kujtimet më të mira
për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë, për fuqinë e saj vitale dhe për punën e
Perëndisë, e cila po zbatohet nga Primati,

hierarkët dhe klerikët e saj. Shpresoj se, në
mënyrë po aq dinamike, do të zhvillohen edhe
marrëdhëniet midis Kishave tona simotra.
Është kënaqësi për mua të jap sot një kon-
tribut të vogël në pasurimin e bibliotekës së
Akademisë Teologjike dhe të dorëzoj 12 vë-
llime të reja të Enciklopedisë Orthodhokse,
në vijim të 36 vëllimeve që Ju kisha përcjellë
para tre vjetësh nëpërmjet Ambasadorit të
Rusisë në Tiranë z. Aleksandër Karpushin.

3