Gjatë viteve ‘60, kur në kuadrin e Rinisë
Ndërorthodhokse nisëm t’i referoheshim
shpesh “porosisë së harruar” të Krishtit të
Ngjallur: “Shkoni mësoni të gjitha kombet…”
(Matth. 28:19-20), shumë menduan se bëhej
fjalë për një entuziazëm të pabazë. Disa të tjerë
u përpoqën ta ulnin përpjekjen tonë, si gjoja
ndikim nga kishat perëndimore.
Atëherë vendosëm të bënim një studim
sistematik theologjik dhe historik të veprës
hierapostolike të Kishës Lindore. Nisëm hu-
lumtimin e hierapostujve bizantinë – ku në ma-
jë të tyre qëndron shën Kirilli, i Barabartë me
Apostujt -, emrin e të cilit mbani Vëlla i shenj-
të, Fort i dashur.
Më pas shkuam në studimin e veprës së
hierapostujve rusë, të cilët e vazhduan për-
hapjen e Ungjillit në popuj që, deri atëherë,
nuk e njihnin. Me mallëngjim të thellë hulum-
tova dhe botova për herë të parë, në gjuhën
greke dhe në atë angleze studime për veprën
e hierapostujve të mëdhenj, si të shën Inocent
Veniaminovit, në Alaskë, (i cili në fund u
zgjodh mitropolit i Moskës), të shën Nikolai
Kasatkinit në Japoni dhe të shumë të tjerëve.
Këto tekste të përmbledhura, përfshihen
në librin “Deri në Skajet e Dheut”, që prezan-
tohet sot në përkthimin rusisht. Së bashku me
falënderimet e mia për ata që kontribuuan në
përkthimin dhe në botimin e librit, ndiej ne-
vojën T’ju falënderoj përzemërsisht, Vëlla i
Shenjtë, për mendimin Tuaj fisnik që ta pre-
zantoni sonte në Shqipëri.
Ka edhe diçka të veçantë, që e lidh këtë
libër me shërbesën time në Shqipëri. Fryma
që përshkon librin, zbulon të fshehtën “e ve-
çantë”, që më shtyu ta pranoja këtë mision të
vyer, kur u shfaq për herë të parë, pra, të ri-
themelimit dhe të zhvillimit të mëtejshëm të
një Kishe Orthodhokse Autoqefale në një tru-
all jo të qëndrueshëm. Gjithashtu, shpjegon,
në mënyrë indirekte, këmbënguljen time për
të theksuar detyrimin e Dëshmisë Orthodho-
Fjala e Kryepiskopit Anastas
në prezantimin e librit “Deri në skajet e dheut”, përkthyer në gjuhën ruse
kse në kufij të rinj dhe që kjo gjë të përfshihet
në tekste panorthodhokse.
Si epimetër i librit botohet një “manifest”
fillestar që përcaktoi ritmin e ecurisë sonë
në dhjetëvjeçarët e fundit. “Indiferenca për
Hierapostullimin do të thotë mohim i Ortho-
dhoksisë”. Duke përfituar nga burimet e
pashtershme të Orthodhoksisë, kemi mun-
dësinë të ripërtërijmë vizionet dhe veprim-
tarinë tonë, veçanërisht në shekullin e 21-të,
gjatë të cilit qytetërimi teknologjik bashkon
me shpejtësi mahnitëse gjithë njerëzimin.
Megjithatë, porosia e fundit themeltare e
Krishtit të Ngjallur – siç theksohet në Ungjillin
sipas Mattheut dhe në Veprat e Apostujve, –
ruan tërë intensitetin e saj: “Shkoni pra, mësoni
të gjitha kombet…” (Matth. 28:19-20) “dhe
do të më jeni dëshmitarë… deri në skajet e
dheut” (Veprat 1:8).