EmailFacebookKontakt

Fjala e Kryepiskopit Anastas në Manastirin e Hirshëm të Shën Vlashit dhe në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”

Fjala e Kryepiskopit Anastas
në Manastirin e Hirshëm të Shën Vlashit
dhe në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”
Hristos Voskrese! Krishti u Ngjall!
Hristos Anesti!
Fortlumturia dhe Shenjtëria Juaj, në këtë
vend të bekuar kishit rastin të qëndronit për
pak kohë, para 15 vjetësh, gjatë Asamblesë
së Organizmit Botëror të Rinisë Orthodhokse
“Syndesmos”, për shkak të lidhjes suaj të ka-
hershme me këtë organizëm. Që nga ajo ko-
hë, si Mitropolit i Smolenskut dhe Kryetar i
Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë
të Kishës së Rusisë, i njihni shumë nga për-
pjekjet tona për arsimimin teologjik dhe
formimin pimantik të kuadrove të Kishës
Orthodhokse të Shqipërisë.
Në vitet 1991-1992, kur erdha në Shqipëri
si Ekzark Patriarkal i Patriarkanës Ekume-
nike, një nga përparësitë e mia kryesore ishte
përkujdesja e menjëhershme për të ngritur një
Seminar Teologjik. Shërbesa ime 20-vjeçare
si profesor i Fakultetit Teologjik të Universitetit
të Athinës dhe përvoja e punës hierapostolike
në Afrikën Lindore, që nisi me themelimin e
Seminarit të parë Hieratik në Najrobi, e kishin
bërë të pathyeshme bindjen time se kjo Shko-
llë do të ishte guri i qoshes në rithemelimin e
Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Kushtet ishin jashtë mase të pafavorshme:
nuk ekzistonin ambiente, nuk kishim fonde të
mjaftueshme, as kuadro. Shpejtuam të merr-
nim me qira një hotel të vjetër në bregdetin e
Durrësit. Kushtet e jetesës ishin mjerane,
ndriçimi i pakët, furnizimi me ujë e ngrohje
mungonte. Por, lavdi Perëndisë, kishte shu-
më zell dhe vendosmëri. Në vitin 1997 u
transferuam në këtë vend, ku kishin mbetur
vetëm gërmadha nga e kaluara. Çdo gjë që
shikoni sot, u ble dhe u ndërtua, me hirin e
Perëndisë, gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit.
Perëndia nuk reshti së na surprizuari me
dashurinë dhe ndërhyrjet e Tij të mahnitshme.
Vëlla i shenjtë, shumë i dashur, është i njo-
hur interesimi Juaj i palëkundur për arsimimin
teologjik. Në atë kohë, keni qenë profesor dhe
Rektor i së famshmes Akademi Teologjike të
Leningradit. Nuk ka reshtur asnjëherë pjesë-
marrja juaj në mjediset ndërorthodhokse,
ndër të krishtera për të ofruar pasurinë e dije-
ve teologjike dhe të përvojave Tuaja piman-
tike. Gjatë vizitës sonë të fundit në Moskë,
dëgjova me shumë kënaqësi rëndësinë që i ke-
ni dhënë Arsimimit Teologjik Orthodhoks.
Teologjia Orthodhokse, paralelisht me
arritjet e metodave më të reja shkencore, e ka
të domosdoshme të marrë pareshtur lëngje

u lodhur “shenjat e kohërave”, zhvillimet e
përgjithshme mbarënjerëzore, ka për të
drejtuar dhe për të frymëzuar veprën pima-
ntike e hierapostolike. Ndërkohë, nga përvo-
ja pimantike do të përftojë çështje të reja
problematikash e kërkimi tezash të duhura
teologjike.
Duke shprehur edhe njëherë ngazëllimin
tonë vëllazëror dhe falënderimin e ngrohtë për
nga tradita biblike dhe ajo e Etërve të shenjtë
të Kishës, si dhe nga fryma kryqngjallësore e
Orthodhoksisë. Parimi i saj themelor është
theksuar nga shën Grigor Theologu: “Dëshiron
të bëhesh ndonjëherë teolog dhe i denjë për
Hyjninë? Ruaj porositë dhe ec sipas urdhë-
resave”.
Tashmë, në shekullin e 21-të, është e qartë
se sa e domosdoshme është perihoreza/lidhja
e ndërsjellë e Teologjisë dhe e veprimtarisë
kishtare. Teologjia esenciale, e cila ndjek pa
vizitën Tuaj zyrtare, Fortlumturi dhe Shenjtëri,
Patriark i Moskës dhe i Gjithë Rusive, z. Kirill,
urojmë të ecni me qëndrueshmëri, me fry-
mëzimin e vazhdueshëm që buron nga referi-
mi i emrit Tuaj “Kirill”, me perspektivën e tij
teologjike dhe me frymën e tij ekumenike, që
jeta dhe veprat Tuaja të vulosen gjithmonë nga
Hiri i Perëndisë dhe të ndriçohen nga Drita
Paskale.
Hristos Anesti! Krishti u Ngjall! Hristos
Voskrese!

3