EmailFacebookKontakt

Filluan veprimtaritë e katekizmit në Kryepiskopatë dhe në Mitropolitë

Me Hirin e Perëndisë dhe be-
kimin e Kryepiskopit Anastas fi-
lluan aktivitetet rinore të katekizmit
në të gjitha dioqezat e vendit, për
periudhën 2015-2016, e cila përkon
me vitin shkollor.
Të rinj dhe të reja nga Kryepi-
skopata dhe gjithë Mitropolitë, anë-
tarë të enorive dhe grupeve të
ndryshme të rinisë orthodhokse, do
të kenë mundësinë që të ngrenë
mendimin dhe problematikat e tyre
në lidhje me ekzistencën dhe udhë-
timin e tyre në botë nën strehën e
Kishës dhe brenda këtij udhëtimi të
takojnë e të bashkohen me Zotin
Jisu Krisht.
Filluan veprimtaritë e katekizmit
në Kryepiskopatë dhe në Mitropolitë
Nuk do të mungojnë edhe mjaft
veprimtari argëtuese, si: aktivitete
sportive, punë artizanale, ekskursi-
one etj.
Përpjekja gjithashtu konsiston
në njohjen me anëtarë të tjerë të
rinisë orthodhokse dhe shkëmbimin
e përvojave midis tyre, si dhe ba-
shkëbisedimi për të vërtetat e për-
jetshme të Kishës.
Sot, katekizmi dhe njohja e besi-
mit, është një domosdoshmëri dhe
jo luks. Por, gjithashtu, u bëjmë
thirrje të rinjve: Mos u kufizoni ve-
tëm në orën e dëgjimit të refera-
teve. Kërkoni të bisedoni individu-
alisht me klerikët e katekistët tuaj,
sepse kështu do të gjendeni në obo-
rret e Zotit nëpërmjet Mistereve të
Shenjta të Kishës.
Jani Meni

3