EmailFacebookKontakt

Filluan kampet verore të Kishës sonë

Filluan kampet verore të Kishës sonë
Periudha e verës, pas mbarimit të mësimeve, për fëmijët dhe të
nnjtë orthodhoksë, është e mbushur me veprimtar të shumta shpirtërore
e zbavitëse . Një bekim të veçantë janë për ta kampet orthodhokse
për mosha të ndryshme. Prej dy dekadash ato janë kthyer tashmë në
një traditë të bukur, suksesi1 së cilës duket nga kërkesat e shumta për
të marrë pjesë në to. Si përherë, këto kampe realizohen me bekimin
dhe fondet e siguruara nga Kryepiskopi Anastas.
Kampet kanë pasur çdo vit një temë shpirtërore, mbi bazën e sé
cilës zhvillohet gjithë veprimtania e tyre. Tema e sivjetshme është: “E
vërteta na bën të lirë”. Kampi 1 parë, që përfshinte moshat më të vogla,
nga 8-11 vjeç, u zhvillua nën drejtimin e Zyrës së Fëmijëve të
Kryepiskopatés dhe ishte nën kujdesin e Mitropolitit të Fierit, Hirësi
Nikollës.
Programi 1 kampeve është mjaft 1 larmishëm me veprimtari
shpirtërore e zbavitëse. Në të ndërthuren lutjet, bisedat shpirtërore,
meditimi, plazhi, lojërat, ekskursionet, puna e dorës, konkurset etj.
Nën kujdesin e katekistëve, fëmijët mësojnë të marrin pjesë në
Shërbesat e Kishës, marrin mësime shpirtërore për tematika të
ndryshme, të cilat përbëjnë të vërtetën orthodhokse të zbuluar nga
Perëndia.
Kampi i parë 1 djemve u zhvillua në Manastirin e Shën Vlashit,
Durrës. Në të merrnin pjesë 90 fëmijë nga Mitropolia e Tiranës,
Elbasanit, Beratit dhe Fierit. Në kamp, dita fillonte me lutje, vazhdonte
me ngrënien e mëngjesit, me studim biblik, me argëtim në plazh, me
kthimin në kamp për të ngrënë drekë dhe për t’u çlodhur dhe më pas
vijonin lojëra të ndryshme, biseda, Mbrëmësorja, darka dhe mbyllja e
programit me meditim e lutje. Një bekim 1 veçantë ishte dhe pagëzimi 1
12 fëmijëve, që u bënë anëtarë të Kishës Orthodhokse.
Ndërsa kampi 1 parë 1 vajzave u zhvillua në mjediset e bukura të
Manastirit të Shën Joan Vladimirit, pranë Elbasanit. Në të merrnin pjesë
85 vajza nga Kryepiskopata dhe Mitropolitë. Edhe në fund të këtij
kampi, disa vajza tu bashkuan Kishës Orthodhokse me anë të Misterit
të Pagëzimit.

Ndérkohé vazhdojné té zhvillohen kampet e grupmoshés sé dyté dhe asaj té treté, né manastirin e Shén Vlashit né Durrés dhe té Shén
Gjergjit në Sarandë, për djemtë, dhe në manastirin e Shën Joan Vladimirit në Elbasan, për vajzat.

3