EmailFacebookKontakt

Filluan kampet e përvitshme verore të Kishës: Kampi i parë për djem

Filluan kampet e përvitshme verore të Kishës
Kampi i parë për djem
Me nisjen e stinës së verës dhe
mbarimin e vitit shkollor, Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqi-
përisë kujdeset për realizimin e një
prej veprimtarive më të rëndësi-
shme të saj baritore, në lidhje me
fëmijët dhe të rinjtë. Edhe këtë vit,
me përkujdesjen e Kryepiskopit
Anastas, në datat 1-10 korrik në
Manastirin e Hirshëm të Shën
Vlashit u zhvillua Kampi I për djem
që përfshinte grupmoshat 9-13
vjeç. Tema e tij ishte: “Eja dhe shih,
se Zoti është i mirë”.
Kampistët ishin ndarë në 8
grupe, që mbanin emrat kryesisht
të shenjtorëve që kanë jetuar në
Shqipëri, si: Shën Kozmai, Shën Tri-
foni, Shën Vlashi, Shën Nikodhimi
etj. Çdo grup mësoi rreth jetës së
shenjtorit përkatës edhe disa pa-
ravoli të përzgjedhura. Përditë,
kampistët lexonin një pasazh nga
Ungjilli dhe Apostulli, dy leximet
kryesore të ditës. Pjesë e kampit
ishin edhe shërbesat e ndryshme,
të cilat i jepnin atij kuptim dhe frymë
të krishterë.
Programi ishte i larmishëm dhe
i bukur. Bisedat, kampionatet,
referatet, lojërat etj., mundësuan
që të krijonin një shoqëri të re të
krishterë, të cilën do ta vazhdojnë
edhe pas mbarimit të kampit. Ak-
tiviteti më i pëlqyer dhe më i duhu-
ri në ato ditë të nxehta vere ishte
plazhi.
Në ditët në vazhdim, kampistët
patën mundësinë të merrnin pjesë
në Misterin e Pendim – Rrëfimit,
kryer nga atë Ilia.
Gjithashtu, në ditën e tetë të
kampit, 13 djem patën bekimin e
madh të bëheshin pjesë e Mbre-
tërisë së Perëndisë me anë të Mi-
sterit të Pagëzimit. Ky mister u

krye nga atë Nikolla Nushi dhe atë
atë Spiro Kostoli.
Ditët e fundit kampistët kuptu-
an se do të largoheshin duke ma-
rrë diçka me vete. Dhe këto ishin
mësimet për Zotin, Shenjtorët dhe
Kishën, si edhe shoqëria e re e
sapokrijuar.
Në vazhdim po zhvillohet edhe
kampi i dytë.
Ervin Mihali

3