Erdhi koha, o shpirti im, erdhi koha, nëse do që të njohësh veten, qenien dhe rrugëtimin tënd;
nga vjen dhe ku duhet të prehesh; nëse është jetë çka po jetojmë, apo duhet të përmirësohemi.
Fillo punën, o shpirti im, duhet të pastrosh jetën tënde.
Kërko Perëndinë dhe misteret e Tij:
Shiko se cila ishte më parë bota, çfarë ofronte për ty, nga vjen dhe cili është marshimi i saj.
Fillo punën, o shpirt, duhet të pastrosh jetën tënde.
Si qeveris Perëndia, si e mban tërë universin?
Përse lëvizje këtu, dhe atje prehje? Sa për ne, na rrëmben rryma e jetës.
Fillo punën, o shpirti im, mos shiko gjë tjetër veç Perëndisë.
Çka ishte krenari më përpara, sot u bë turpi im.
Cila është lidhja ime me jetën? Dhe cili është fundi i kësaj lidhjeje?
Ndriço, o shpirti im, dëbo çdo lajthitje.
Fillo punën, o shpirti im, mos iu dorëzo dhimbjes.
Fillo punën, o shpirti im!
Shën Grigori i Nazianzit