EmailFacebookKontakt

Festim i shndritshëm dhe i gëzuar i Krishtlindjes në Kryeqytet

Lindja e Zotit tonë Jisu Krisht
si fëmijë i pafajshëm, është dësh-
mia më madhore e dashurisë që
tregon Perëndia për ne. Ndaj kjo e
kremte e mbushur me dritë rrëzë-
lluese është një nga të kremtet me
të bukura të Kishës sonë, që
mbledh në kisha besimtarët or-
thodhoksë, por edhe shumë da-
shamirës të besimeve të tjera.
Liturgjia Hyjnore, në Tiranë, u krye
në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”,
nga Kryepiskopi Anastas, i ndih-
muar nga Mitropoliti i Amantias,
Nathanaili, Episkopi i Bylisit, Asti,
dhe klerikë të kryeqytetit.
Në kishën e mbushur përplot,
Episkop Asti lexoi mesazhin e
Krishtlindjes të Kryepiskopit Ana-
stas, që kishte si temë “Tjetërsimi
dhe kuptimi esencial i Krisht-
lindjes”. Ndër të tjera, Fortlumtu-
ria e Tij theksoi se “E kremtja e
Krishtlindjes, në shoqëritë tradi-
cionalisht të krishtera, ruan diçka
të veçantë. Ajo rrezaton dritë, paqe,
dashuri dhe shpresë. Por, për shkak
të mënyrës si kremtohet në vendet
tona të shekullarizuara, shpeshherë
kuptimi i Krishtlindjes tjetërsohet
dhe humbet brenda zbukurimeve të
shumta. Histeria e konsumizmit dhe
indiferenca shpirtërore e rrudhin
interesin fetar. Shfaqjet e luksit dhe
të lavdidashjes e deformojnë buku-
rinë e thjeshtësisë dhe të pafajësisë.
Nuk bëhet fjalë për fenomene të
jashtme…”. Por “Kisha këmbëngul
të zbulojë kuptimin esencial të së
kremtes: “Perëndia është dashuri”.
Kështu u shfaq dashuria e Perë-
ndisë për ne: dërgoi Birin e Tij, të
vetëmlindurin, në botë, që të rrojmë
me anë të Atij, duke përjetuar të
vërtetën, fuqinë dhe hirin e Tij.
“Perëndia u shfaq në mish” (1 Tim.
3:16). Kjo e dallon në mënyrë spe-
cifike besimin e krishterë nga çdo
ideologji dhe sistem tjetër fetar.
Duke theksuar se Perëndia është
dashuri, shpallet qartë se Krijuesi
dhe Zoti i gjithësisë nuk është një
Festim i shndritshëm dhe i gëzuar
i Krishtlindjes në Kryeqytet
energji, dituri apo fuqi impersona-
le e përmbiepërme, që njeriu do të
kishte mundësi t’i afrohej me anë
të aftësive të tij intelektuale. Ësh-
të Perëndi personal dhe e shfaq
dashurinë e Tij me marrëdhënie
konkrete me gjininë njerëzore…”
Pas mbylljes së Liturgjisë Hyj-
nore, Kryepiskopi Anastas i njof-
toi të pranishmit për vendimin e
Presidentit Ilir Meta për t’i dhënë
atij shtetësinë shqiptare. Ai e falë-
nderoi Presidentin dhe kujtoi rru-
gën se si u arrit deri te ky vendim i
shumëpritur prej kohësh. Pastaj,
Hirësi Asti lexoi para besimtarëve
letrën e Presidentit Meta drejtuar
me këtë rast Fortlumturisë së Tij,
që u prit me duartrokitje. Zoti Meta
u shpreh në faqen e tij në internet:
“Të dashur miq, në vigjilje të Krisht-
lindjeve, kam kënaqësinë të bëj
publik vendimin tim për t’i dhënë
shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit
të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë
Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij,
Anastas Jannullatos. Kontributi
dhe përkushtimi i tij për 25 vjet i ka
shërbyer jo vetëm ringritjes ka-
nonike dhe shpirtërore të Kishës
Ortodokse Autoqefale të Shqipëri-
së dhe arsimimit e përgatitjes së
brezit të ri të klerikëve shqiptarë,
por edhe afirmimit ndërkombëtar
dhe njohjes së Kishës Ortodokse
Autoqefale të Shqipërisë kudo në
botë. Fortlumturia e Tij, në bashkë-
punim të ngushtë me udhëheqësit
e tjerë të besimeve fetare në Shqi-
përi, ka dhënë një kontribut të
jashtëzakonshëm në forcimin e
harmonisë, tolerancës dhe bashkë-
jetesës ndërfetare, kësaj pasurie
kombëtare të popullit tonë. Beku-
ar qoftë harmonia dhe bashkëjetesa
fetare mes shqiptarëve!”

3