Shkolla shqiptaro-amerikane “Protagonistët”,
nëntëvjeçare dhe shkollë e mesme, sivjet do të nxje-
rrë brezin e parë të maturantëve, që me siguri do
të tregojnë nivelin e tyre të lartë në të gjitha drej-
timet. Por, kjo gjë është bërë e mundur duke i
kushtuar vëmendje të veçantë çdo hallke, duke
nisur që nga parashkollorët dhe klasa e parë.
Këto ditë ishin pikërisht nxënësit e klasave të
para që i dhanë gjallëri shkollës me festat e tyre
të abetares. Me një program të pasur dhe me
cicërimat e tyre, ata u shoqëruan nga duartroki-
tjet e vazhdueshme të prindërve, mësuesve, por
edhe të ftuarve në këtë ditë të shënuar.
Programi u nda në dy ditë, 29 dhe 30 prill.
Në ditën e dytë, nderoi me praninë e tij edhe
ambasadori i SHBA, z. Donald Lu, bashkë me
zonjën. Ndaj programi filloi me një këngë mi-
rëseardhjeje në anglisht, për të vazhduar me
recitime, skeçe e këngë për mbarimin e klasës
së parë, për shkronjat etj. Në fund, fëmijët i për-
shëndeti ambasadori Lu, i cili shprehu kënaqë-
sinë dhe falënderimin që mori pjesë në këtë
veprimtari, i përgëzoi për nivelin e anglishtes
dhe theksoi se kjo shkollë vërtet nuk është ba-
shkëpunim midis qeverive, por është bashkë-
punim midis dy popujve tanë. Më pas amba-
sadori Lu vizitoi mjediset e shkollës shqiptaro-
amerikane “Protagonistët”, duke bashkëbise-
duar me nxënësit në shqip dhe anglisht.
Festa e Abetares në shkollën shqiptaro-amerikane “Protagonistët”
– Nderon me pjesëmarrjen e tij ambasadori i SHBA, z. Donald Lu –
Shkolla shqiptaro-amerikane “Protagonistët”
në Tiranë, 9-vjeçare dhe shkollë e mesme, e ha-
pur në vitin 2002, ka këtë vit, që po mbaron, 410
nxënës. Ajo ka një staf me nivel të lartë dhe
shumë nxënës të talentuar, të dalluar në veprim-
tari brenda dhe jashtë vendit. Ajo dallohet si
institucion serioz, që kujdeset në mënyrë të
veçantë për çdo nxënës, në aspektin mësimor,
social, shpirtëror e fizik, për të përgatitur prota-
gonistët e së ardhmes. Dëshmi e kësaj është
fakti se që tani janë mbyllur regjistrimet e nxë-
nësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm
shkollor. Shpresohet që matura e parë, e cila
mbaron këtë vit shkollor, të tregojë nivel të lartë
të përgatitjes. Për godinat e këtij kompleksi
arsimor, që përfshin 2 godina për shkollën dhe
2 për kopshtin e mjediset sportive dhe për pa-
jisjen e tyre, janë investuar nëpërmjet donacione-
ve të siguruara nga Kryepiskopi Anastas 2.56
milionë euro.