Falënderim nga Qendra Mjekësore Diagnostike
Orthodhokse “Ungjillëzimi”, Tiranë
Ne, personeli i Qendrës Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi”,…
ju drejtohemi me këtë letër falënderimi ku bashkojmë mirënjohjen tonë
me atë të popullit shqiptar…
Ishte një gjë shumë e lartë nga ana Juaj, kur sapo morët detyrën shu-
më të nderuar të Presidentit të Shqipërisë të shikoni përpara për përparimin
e vendit, por kthyet kokën edhe prapa për punët e pakryera… dhe punë
e pakryer prej 25 vjetësh ishte dhënia e shtetësisë Kryepiskopit Anastas,
që punoi kaq shumë për ringjalljen e Orthodhoksisë në Shqipëri, ndërtimin
jo vetëm të shumë kishave dhe rikonstruksionit të shumë të tjerave, por
dhe të përkujdesjes së përhershme për harmoninë fetare në Shqipëri, pa
përmendur këtu ndërtimin e institucioneve arsimore, mjekësore etj….
Nuk përmendim konkretisht veprat e Kryepiskopit, kishat, shkollat
institucionet shëndetësore e sociale. Njëra prej tyre, ku punojmë edhe ne
(Qendra Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi”), u ndërtua plotësisht
nga Kryepiskopi…. Në të zhvillohet prej shumë vitesh një aktivitet i madh
filantropik në emër të jetës dhe shëndetit për lehtësimin e dhembjes dhe
shërimin e sëmundjeve pavarësisht bindjeve dhe përkatësisë fetare…