Falënderim nga Lidhja e Rinisë Orthodhokse, Korçë
Me lajmin e gëzueshëm të Krishtlindjes, u prit nga të rinjtë orthodho-
ksë të Mitropolisë së Shenjtë të Korçës edhe dhënia e nënshtetësisë
shqiptare nga ana Juaj, Kryepiskopit të Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastasit.
Një vendim i vonuar, por që edhe në këto momente mbush me gëzim
dhe me mirënjohje zemrat tona, Shkëlqesi, për vendimin historik që morët…
Duke Ju falënderuar, lusim Perëndinë që t’Ju japë me plotësi bekimet e Tij.