Falënderim nga Kolegji Universitar “Logos”
…Nën dritën e… miratimit të nënshtetësisë shqiptare për Kryepisko-
pin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas
Janullatos, shprehim konsideratën tonë të veçantë për këtë akt thellësisht
demokratik dhe në përputhje të plotë me interesat e popullit shqiptar…
I nderuar z. President,
Vendimi Juaj për dhënien e nënshtetësisë shqiptare Prof. Dr. Anastasit
na jep kënaqësi dhe besim të plotë se vendi ynë po udhëhiqet nga Ju
duke u mbështetur në vlerat e shquara në interes të popullit shqiptar dhe
në parimet e larta të demokracisë. Për këtë Ju jemi shumë mirënjohës
dhe Ju falënderojmë me shumë respekt.