EmailFacebookKontakt

Etërit e Sinodit të Shtatë Ekumenik (11-17 tetor)

Më 11 tetor, nëse bie e diel,
ose të dielën e parë që vjen, krem-
tojmë kujtimin e Etërve të shenj-
të, që u mblodhën në Sinodin e
Shtatë Ekumenik në Nikea ku-
ndër të paditurve, që hodhën po-
shtë nderimin e ikonave të shenj-
ta dhe që e akuzuan për idhujtari
Kishën e shenjtë, e cila i nderon
ato me besë.
Sinodi i Shtatë Ekumenik
u mblodh në Nike të Bitinisë,
që nga 24 shtatori e deri më
13 tetor 787, me iniciativën
e perandoreshës regjente
Irena. Nën kryesinë e patri-
arkut të Konstandinopojës,
shën Tarasit (25 shkurt), u
mblodhën 350 episkopë
orthodhoksë, të cilëve iu
bashkuan më pas edhe 17
hierarkë të shenjtë dhe të
gjithë së bashku dënuan
herezinë ikonoklaste.
Pranë përfaqësuesve të
Papës së Romës dhe patri-
arkëve të Antiokisë e Jeru-
salemit, murgjit që ishin per-
sekutuar në mënyrë çnjerë-
zore nga perandorët ikono-
klastë, Leon Izauriani (717-
741) dhe Konstandin V Koproni-
mi (741-775), përfaqësoheshin
nga 136 prej tyre. Me përgatitje të
mbikëqyrura nga perandoresha,
Etërit e Sinodit i shkishëruan he-
retikët, që prej 50 vjetësh i ndalonin
të krishterët të nderonin ikonat e
Krishtit dhe të shenjtorëve, me
pretekstin se i adhuronin. Ata i
dhanë fund periudhës së parë
ikonoklaste, e cila, në kohën e Leon
V Armenit (813-820), do të rimerr-
te përsëri fuqi dhe në vitin 843, fa-
lë perandoreshës Theodhora dhe
patriarkut shën Metodi, do të
zhdukej përfundimisht. Etërit e
shenjtë dënuan me anatemë patri-
arkët heretikë, Anastasin, Kon-
standinin dhe Nikitën, hodhën po-
shtë të ashtuquajturin sinod eku-
menik, që u mblodh në Ieria me
iniciativën e Konstandinit V (754)
dhe shpallën kujtimin e përjet-
shëm të mbrojtësve të shenjtë të
Orthodhoksisë: të patriarkut Gjer-
man (715-730), të shën Joan Da-
maskinoit, të Gjergjit të Qipros,
dhe të të gjithë atyre që u dorëzuan
në internime, tortura për mbrojtjen
e ikonave të shenjta. Në përkufi-
zimin që shpallën gjatë mbledhjes
së shtatë dhe pas sesionit të Sinodit,
Etërit deklaruan: Përcaktojmë me
saktësinë dhe kujdesin më të
madh se: ashtu si paraqitjet e
Kryqit të çmuar e jetëdhënës,
edhe ikonat e nderuara e të
shenjta, qofshin këto të piktu-
ruara, në mozaik ose në lëndë
tjetër të përshtatshme, duhet të
vendosen në kishat e shenjta të
Perëndisë, në enë dhe veshje, në
mure dhe piktura, në shtëpi dhe
në rrugë; gjithashtu edhe iko-
na e Zotit tonë, Perëndisë dhe
Shpëtimtarit Jisu Krisht, si dhe e
Zonjës sonë të papërlyer, Nënës
së Perëndisë, e engjëjve të
shenjtë dhe e të gjithë shenjto-
rëve. Sa më shpesh t’i shikojmë
këto paraqitje figurative, aq më
shumë do ta kujtojnë modelin e
tyre ata që i soditin, aq më shumë
do të shkojnë drejt tyre dhe do
të dëshmojnë duke i puthur me
nderim dhe respekt, veçse kjo të
jetë sipas besës sonë, adhurimit
të vërtetë, i cili i përket vetëm
Perëndisë. Ashtu sikundër bëjmë
me shenjën e Kryqit të çmuar e
jetëbërës, për Ungjijtë e shenjtë
dhe objektet e tjera të shenjta,
ofrojmë temjan dhe qirinj për
nder të tyre, sipas zakonit të de-
votshëm të të parëve. Pasi nderi
që u bëhet ikonave, shkon deri
te modeli i tyre, dhe ai që nderon
një ikonë, nderon në të personin
(hipostazën) që paraqitet atje.
Në këtë mënyrë do ta ruajmë
mësimin e Etërve tanë dhe tra-
ditën e Kishës Katholike, e cila
e mori mesazhin e Ungjillit nga
një skaj i botës te tjetri.
Kështu, Etërit nuk mbrojtën
vetëm nderimin e ikonave të shenj-
ta, por thellë-thellë vetë realitetin e
Mishërimit të Birit të Perëndisë:
Paraqes Perëndinë e Paduk-
shëm, – thotë shën Joan Damaski-
noi, – jo si të padukshëm, por në
masën që u bë i dukshëm për ne
me marrjen e mishit dhe të gja-
kut. Nuk nderoj lëndën, por
nderoj Krijuesin e lëndës, i Cili
për mua u bë lëndë, që jetoi në
lëndë dhe që, përmes lëndës,
(d.m.th. përmes trupit të tij të
vdekshëm dhe të ngjallur ), kreu
shpëtimin tim. (Referim i citimit të
shën Joan Damaskinoit: Fjalimi i
parë mbi ikonat e shenjta, 16.)
Duke marrë natyrën njerëzore,
Fjala e Perëndisë e hyjnizoi
atë, pa humbur cilësitë e Tij
hyjnore. Prandaj ikona e
Krishtit mund të pikturo-
het, edhe pse natyra e Tij e
lavdëruar njerëzore është
përtej kuptimit të shqisave
tona. Dhe imazhi i Krishtit,
besnikëria e të Cilit garan-
tohet nga tradita e Kishës,
bëhet prani e vërtetë e
Personit hyjnor dhe nje-
rëzor që përfaqëson kanal
hiri dhe shenjtërimi për ata
që e nderojnë me besim.
Sinodi i Dytë në Nike ësh-
të i Shtati dhe Sinodi i fu-
ndit Ekumenik i njohur
nga Kisha Orthodhokse.
Megjithatë, kjo nuk do të
thotë se sinode të tjera
ekumenike nuk mund të mblidhen
në të ardhmen, por më tepër, duke
marrë rangun e shtatë, Sinodi i
Nikesë ka qenë simboli i përsos-
mërisë dhe i përmbushjes që pa-
raqet ky numër në Shkrimin e
Shenjtë (p.sh. Gjen. 2:1-3). Ai mbyll
erën e debateve të mëdha dogma-
tike, të cilat i lejuan Kishës të
saktësonte me përkufizime, duke
përjashtuar çdo ambiguitet, limitet
e besimit të shenjtë orthodhoks. Që
tani e tutje, çdo herezi mund dhe do
të mundet të asimilohet në njërin
apo tjetrin gabim që Kisha ka dë-
nuar me anatemë, kur u mblodh në
Sinodet e përgjithshme, që prej të
parit në Nike (325), deri në të dytin
në po të njëjtin vend (787).
Etërit e Sinodit të Shtatë Ekumenik
(11-17 tetor)

2