Kisha e Shën Joan Vladimirit,
e manastirit me të njëjtin emër,
po i nënshtrohet një restaurimi të
pjesshëm. Kjo kishë, e restauruar
vite më parë, këto dy vitet e fundit
kishte filluar të shfaqte problema-
tika të funksionimit të çatisë, si
pasojë e dëmtimit të tjegullave të
vjetra të qeramikës dhe të shtresës
izoluese nën të. Në çati dhe në ta-
vanin dekorativ të kishës u shfa-
qën në disa vende shenja të lagë-
shtisë. Prifti i kishës, atë Irineu,
dhe Mitropoliti i Elbasanit, Hirësi
Andoni, të cilët tregojnë një kuj-
des të veçantë dhe të përhershëm
për mirëmbajtjen e manastirit, në
bashkëpunim me Bërthamën e
Trashëgimisë Kulturore pranë
Kishës Orthodhose Autoqefale
të Shqipërisë, i kërkuan Krye-
piskopit Anastas, mundësinë e
gjetjes së financimit të punimeve
emergjente restauruese. Pas mi-
ratimit të së drejtës për kryerjen e
këtyre punimeve nga IMK, Krye-
piskopi Anastas, i cili gjithmonë i
ka kushtuar dhe i kushton rëndësi
të veçantë Trashëgimisë Kulturore,
akordoi fondin prej 1 998 084 le-
kë të rinj për t’u kryer ky restau-
rim. Punimet po kryhen nga një
kompani e licencuar restaurimi dhe
drejtohen nga Bërthama e Trashë-
gimisë Kulturore pranë Kishës
Orthodhose Autoqefale të Shqi-
përisë. Gjatë këtij procesi pune,
do të kryhet çmontimi i kujdes-
shëm i tjegullave ekzistuese. Më
pas do të bëhet përzgjedhja e tje-
gullave të mira dhe pastrimi e
sistemimi i tyre. Hidroizolimi i ça-
tisë do të bëhet me dy shtresa leter
katrama. Shtrimi i poshtëm i tjegu-
llave do të bëhet me tjegulla të reja
dhe sipër do të vendosen me llaç,
tjegullat e pastruara të vjetra e të
përzgjedhura.
Historiku
i përmbledhur
dhe restaurimet
Manastiri i Shën Joan Vladi-
mirit pozicionohet në perëndim të
qytetit të Elbasanit. Kisha është
vendosur në anën veriore të këtij
manastiri. Në faqen perëndimore
ka portën kryesore, ndërsa në atë
veriore dhe jugore ka respektivisht
nga një portë por me përmasa më
të vogla. Në anën jugore ka pasur
edhe një hajat, gjurmët e të cilit
ruhen ende dhe sot. Arkitektura
aktuale e kishës, përveç fragmen-
teve arkitektonike të gjetura në
mure, nuk përkon me pamjen apo
format të cilat do të konsidero-
heshin të shekujve XI apo XIII.
Ajo rindërtohet së bashku me
manastirin në shek. XIV nga Karl
Topia. Gjurmë të kishës së her-
shme u gjetën gjatë punimeve të
restaurmit të kishës ekzistuese
(2004-2005).
Kisha e Shën Joanit, për nga
tipi planimetrik, i takon bazilikës,
e ndarë në tri nefe nga dy rreshta
kolonash. Ambienti i altarit ndahet
me ikonostas muri, i realizuar me
tulla. Në zonën e altarit ruhen pje-
sërisht afreske të vona.
Kisha është djegur dy herë dhe,
si pasojë, kishte mbetur pa çati
dhe katër muret perimetrale ishin
dëmtuar pjesërisht dhe kishin pë-
suar çarje vertikale. Si pasojë e
qëndrimit në qiell të hapur, dy-
shemeja ishte degraduar pothuaj
e gjitha.
Në procesin e restaurimit gjatë
viteve 2004-2005, të realizuar nga
Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë, u krye perforcimi i
mureve me anë të qepjeve verti-
kale, plotësimeve, injektimeve si
dhe në pjesë të caktuara u bënë
Elbasan –
Po restaurohet
kisha
e manastirit
të Shën Joan
Vladimirit
fugatime. Më tej u vazhdua me
përforcimin e kolonave ekzistuese
dhe u korrigjua vertikaliteti i tyre.
Mbulimi i naosit u bë me çati me
konstruksion dhe tavan druri,
duke u mbështetur me kapriata
druri në kolonat e përforcuara si
dhe zgjatimet e këtyre kapriatave
në muret perimetrale. Çatia u
mbulua me tjegulla vendi të ri-
përdorura, por të përzgjedhura e
të pastruara për të ruajtur tek-
sturën e vjetër në pamje. Në
interier u ribë dyshemeja me
materialet dhe morfologjinë e
dikurshme, riparimi i plotë i
ikonostasit, si dhe krijimi i një
shtrese suvaje mbrojtëse në iko-
nostas dhe në të gjitha muret,
bazuar në teknikën e vjetër në
mënyrë integruese dhe 3 mm nën
nivelin e afreskut ekzistues në
absidë dhe nike, afresk i cili iu
nënshtrua konsolidimit dhe pa-
strimit. Gjithashtu në interier u
realizua me konstruksion druri
gjinekoniti në katin e dytë, duke u
bazuar në gjurmët ekziztuese.
Në portën kryesore nga pe-
rëndimi, për arsye funksionale dhe
vizuale, u realizua një portik druri
në kuotën e portikut të dikurshëm,
gjurmët e të cilit janë ende në fa-
sadë. Ky portik i ri druri është to-
talisht i çmontueshëm dhe mund të
çlirojë objektin në çdo moment.
Ark. Rest.
Gentian (Joan) Stratobërdha