E kremtja e Ungjillëzimit të
Virgjëreshës Mari është më 25
Mars, nëntë muaj para Krisht-
lindjes. Ajo është kremtimi i
lajmërimit të lindjes së Krishtit te
Virgjëresha Mari, siç është shkruar
në Ungjillin e Shën Llukait: Në
muajin e gjashtë, engjëlli Gabriel u
dërgua nga Perëndia në një qytet
të Galilesë, që quhej Nazaret, te një
e virgjër, që ishte fejuar me një njeri
që quhej Josif, nga shtëpia e Da-
vidit; dhe emri i Virgjëreshës ishte
Maria. Dhe engjëlli hyri tek ajo dhe
tha: “Gëzohu, o hirplote, Zoti është
bashkë me ty; e bekuar je ti në mes
të grave”. Por ajo, kur e pa, u turbu-
llua nga fjalët e tij dhe pyeste vet-
veten çfarë kuptimi mund të kishte
një përshëndetje e tillë. Dhe engjëlli
i tha: “Mos ki frikë, Mari, sepse ke
gjetur hir para Perëndisë. Dhe ja,
ti do të mbetesh shtatzënë dhe do
të lindësh një djalë dhe do t’ia vësh
emrin Jisu. Ai do të jetë i madh dhe
do të quhet Biri i Shumë të Lartit;
dhe Zoti Perëndi do t’i japë fronin
e Davidit, atit të tij; dhe do të
mbretërojë mbi shtëpinë e Jakovit
përjetë, edhe mbretëria e tij nuk do
të ketë kurrë mbarim”. Dhe Maria
i tha engjëllit: “Si do të ndodhë kjo,
përderisa unë nuk njoh burrë?”
Dhe engjëlli, duke u përgjigjur, i tha:
“Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty
dhe pushteti i Shumë të Lartit do
të të mbulojë me hijen e vet; pra-
ndaj edhe foshnja e shenjtë që do
të lindë prej teje, do të quhet Bir i
Perëndisë. Dhe ja, Elisabeta, far’
e fisi yt, edhe ajo, në pleqërinë e
saj, mbeti shtatzënë me një djalë;
dhe ky është muaji i gjashtë për atë,
që e quanin shterpë, sepse me Pe-
rëndinë asgjë s’është e pamund-
shme”. Atëherë Maria tha: “Ja
shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë
sipas fjalës sate”. Dhe engjëlli u
largua prej saj (Lluka 1:26-38).
Shërbesat e festës së Ungjillë-
zimit, Mëngjesorja dhe Mesha
Hyjnore, theksojnë përsëri e përsëri
lajmin e gëzuar të shpëtimit të
njerëzve me anë të Lindjes së
Shpëtimtarit. Sot është nisja e
shpëtimit tonë dhe shfaqja e miste-
rit të përjetshëm; i Biri i Perëndi-
së bëhet i Biri i Virgjëreshës dhe
Gabrieli ungjillëzon këtë gëzim.
Prandaj, le t’i thërrasim Hyj-
lindëses: Gëzohu, o Hirplote, Zoti
është me ty (Përlëshorja). Një tipar
i veçantë i kësaj feste është Kano-
ni Mëngjesor, i cili ka karakterin e
një dialogu ndërmjet Kryeengjëllit
Gabriel dhe Virgjëreshës Mari.
Gjithashtu, ndërmjet elemente-
ve më popullore të festës është
Madhërimi, i cili ka formën e
përshëndetjes sonë ndaj Nënës
Virgjëreshë me fjalët e Krye-
engjëllit: Me zërin e kryeengjëllit,
le të thërrasim te ty, o virgjëreshë
e kulluar: Gëzohu, o Hirplote, Zoti
është bashkë me ty! (Madhërimi)
Prandaj, kremtimi i Ungjillëzi-
mit është festa e marrjes së lajmit
tonë të shpëtimit dhe të lavdërimit
të shërbëtores së Perëndisë, Maria,
e cila u bë Nëna e Perëndisë në
mish. Meqenëse festa e Ungjillë-
zimit bie normalisht në periudhën
e Kreshmës së Madhe, mënyra e
kremtimit ndryshon nga viti në vit,
ngaqë varet se në cilën ditë bie.
Nëse festa bie në një ditë jave të
Kreshmës, gjë që ka më shumë
mundësi, Mesha Hyjnore e festës
bëhet në mbrëmje me Mbrëmë-
soren dhe kështu, kremtohet mbas
një dite agjërimi të plotë. Kur ndodh
kjo, ndiqen rregullat e agjërimit
të Meshës së Dhuratave të Para-
shenjtëruara. Mesha Hyjnore e
Ungjillëzimit është e vetmja Meshë
e Shën Joan Gojartit, që lejohet në
një ditë jave, gjatë Kreshmës së
Madhe.