EmailFacebookKontakt

E diela e Zotit – Të shkojmë Ta adhurojmë…

E diela e Zotit – Të shkojmë Ta adhurojmë…
E diela, përsëri trokiti në derë
ngazëllueshëm, me dorën e saj
të ngrohtë. Dielli lindi përsëri,
ndryshe nga ditët e tjera të javës,
kësaj radhe plot hijeshi. Është
ora e Zotit, është dita e Tij, është e
diela e të krishterëve, është gëzimi
I të gjithëve.
Kambanat plot ritëm thërresin
fuqishëm nëpër qytet. Gjithçka
gjallërohet, natyra përshëndet,
zogjtë buçasin, fytyrat e besimta-
rëve shndrijnë. Mesha fillon dhe
kisha mbushet. Në gjirin e saj sheh
qindra “të etur” për shpëtim dhe
për të mira të dheshme. Duart e
tyre drejt qiellit dhe zemra e tyre e
hapur përballë Perëndisë së shumë-
lartë, padyshim janë simfonia më
kuptimplote e kësaj dite. Përgjigjet
plot zell “Mëshiro, o Zot”, buçasin
në çdo moment. Si një zjarr 1 pa-
shuar janë lutjet e popullit shpresë-
tar drejt Perëndisë mëshirëplotë.
Kungimi, padyshim, është edhe
thelbi 1 gjithçkaje, është momenti
kulminant, ku me frikë Perëndie
marrim gjakun dhe trupin e Zotit
tonë.
Me gëzimin e Ngjalljes, qoftë e
gëzueshme dhe plot Hir çdo e diel
e përjetuar në mënyrën më të mirë
të mundshme, pranë Zotit Jisu
Krisht, Hyjlindëses Man dhe gjithë
shenjtorëve.
Prandaj, me urtësi e dashuri,
ejani të gjithë bashkë të lavdërojmë
emrin e gjithënderuar të Zotit
Perëndisë tonë.
Dhe kështu, Hiri 1 Tij do të na
shoqërojë dhe do të jetë me ne
gjithë ditët e jetës sonë.
Më thoni, o vëllezër, kuka më
bukur sesa ta nisësh javën në
oborret e shtëpisë së Zotit?!
Llazarion Tenegexhiu

3