EmailFacebookKontakt

Dy parimet mbi të cilat është bazuar vendimmarrja e Kryepiskopit Anastas

Kryepiskopi Anastas, pasi i falënderoi
ngrohtësisht për nderimin që iu bë me
dhënien e këtij Çmimi prestigjioz, va-
zhdoi:
“Nisa ta kuptoj tragjedinë e his-
torisë njerëzore, qëkurse isha fëmijë,
gjatë periudhës së errët të Luftës së
Dytë Botërore. Shumë prej kolegëve
të mi, menduan se mund ta gjenin për-
mbushjen e aspiratës së tyre për një
botë të drejtë në ideologji të ndry-
shme abstrakte. Një tjetër grupim yni,
duke dëshiruar mbizotërimin e lirisë,
drejtësisë e kryesisht të dashurisë, ve-
ndosëm që për të realizuar vizionin
tonë, e vetmja rrugë ishte të ndiqnim
Krishtin, që jo vetëm foli, por dha je-
tën e Tij për botën.
Në librin e frymëzimit tonë, në
Bibël, ka dy vargje që vulosën vendi-
min tim. Së pari nga Letra e Parë e
Shën Joan Ungjillorit, është një varg
që unë e konsideroj më se të qartë dhe
madhështor në përkufizimin që jep
rreth Realitetit Suprem, gjë që mbetet
gjithnjë revolucionare. “Perëndia
është dashuri; dhe ai që qëndron në
dashuri, qëndron në Perëndinë, dhe
Perëndia në atë” (1Jn. 4:16). Këto
vargje na tregojnë një dashuri dina-
mike që nuk njeh kufij. Së dyti, vargu
nga Ungjilli i Shën Joanit, ku Krishti
shpjegon pranimin e vullnetshëm të
sakrificës së Tij: “… në mos rëntë kok-
rra e grurit në dhé e të vdesë, ajo mbetet
e vetme; por në vdektë, sjell shumë
pemë” (Jn.12:24).
Këto vargje, në veçanti, më ofruan
çelësat për marrjen e vendimit të drej-
të në situata e sfida të vështira: për
t’ia dedikuar veten time Kishës, duke
i shërbyer në veçanti rinisë; për të pu-
nuar në lëmin e hierapostullimit e të
shërbimit midis njerëzve në nevojë në
Dy parimet mbi të cilat është bazuar
vendimmarrja e Kryepiskopit Anastas
– Fjala e falënderimit e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë
Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasit, pas dorëzimit të Çmimit prestigjioz
“Giuseppe Sciacca” “Për Aktivitet hierapostolik, Solidaritet social dhe
Humanizëm” –

Afrikë; që të pranoja të shkoja në
Shqipëri, kur për një gjysmë shekulli
Kisha ishte tërësisht e shkatërruar
dhe njerëzit vuanin padrejtësinë e të
qenurit të privuar nga besimi që fal
dashuri dhe shpresë; dhe që të punoja
për pajtimin dhe solidaritetin midis
popujve e komuniteteve të ndryshme
fetare në kuadrin e lëvizjes ekume-
nike.
Jam i bindur se, për të gjetur ve-
ten tonë, ne duhet ta ofrojmë veten,
duke ndarë me të tjerët çfarë kemi
marrë nga Perëndia. Dhe ky është një
parim që mbetet shumë i rëndësishëm
për persona, familje e popuj. Atëherë
vullnetarizmi nuk është thjesht një
ideologji, por një vizion për t’iu për-
qasur realitetit suprem që është Perë-
ndia i dashurisë dhe për t’i shërbyer
njerëzimit në mënyrë efikase.”

3