Të shtunën, 18 mars 2017, në
prag të së dielës së tretë të Kresh-
mëve, ku Kisha jonë kremton Faljen
e Kryqit të Çmuar, në qytetin e Be-
ratit u zhvillua konferenca rinore
me temë “Duke mbajtur Kryqin”.
Ishin rreth 170 të rinj nga qyteti i
Beratit, Fierit dhe Lushnjës, të cilët
u bënë pjesë e këtij aktivitet një-
ditor i mundësuar nga Kryepiskopi
Anastas, me bekimin e Mitropolitit
të Beratit, Ignatit, Mitropolitit të
Apollonisë dhe të Fierit, Nikollës,
si dhe mbështetur prej miqve të ar-
dhur nga Kisha Orthodhokse e
Amerikës.
Veprimtaria nisi me një lutje ha-
pëse, si dhe me referatin me temë
“Duke mbajtur Kryqin”. nga priftë-
resha Wendy Michelle. “Kryqi
është simboli më kuptimplotë në
jetën tonë; me simbolin e tij lindim
gjatë Pagëzimit si dhe përshkojmë
gjithë jetën tonë, e cila, në vetvete,
është një kryq. Vuajtjet dhe proble-
met që përshkojmë, janë një kryq,
“Duke mbajtur Kryqin”
Veprimtari me të rinjtë orthodhoksë të Beratit
i cili do të na shpjerë përjetësisht
pranë Perëndisë”, theksoi ajo ndër
të tjera. Më pas, Imzot Ignati falë-
nderoi dhe përshëndeti miqtë dhe
organizatorët duke e vënë përsëri
theksin te rëndësia e Kryqit të
Çmuar.
Të pranishmit u ndanë në grupe
më të vogla, duke diskutuar edhe
një herë për mesazhet kryesore që
dëgjuan gjatë referatit. Më pas të
gjithë vizituan disa nga kishat më të
bukura të qytetit të Beratit, kishën
e Kryeengjëjve (shek. XIII), si dhe
kishën e Shën Thomait (shek. XIX),
e cila u dogj gjatë periudhës komu-
niste vetëm për të xhiruar një skenë
filmi dhe u rindërtua nga Kryepi-
skopi Anastas në vitin 1994. Ndër-
sa Mbrëmësorja panagjerike e
Ngjalljes dhe e Faljes së Kryqit të
Çmuar, u krye në kishën e Profetit
Ilia, në kodrën përballë kalasë.
Kjo ditë e bukur u mbyll me një
vizitë në kalanë e qytetit, duke shi-
juar Beratin në mbrëmje, dhe me
biseda shpirtërore.