EmailFacebookKontakt

Drejt Sinodit të Shenjtë dhe të Madh të Kishave Orthodhokse

Kam gëzimin t’ju bëj të ditur diçka shumë
të rëndësishme. Këtë vit, javën e Pentikostisë,
do të mblidhet Sinodi i Shenjtë dhe i Madh i
Kishës Orthodhokse, i shumëpritur për vite të
tëra. Për të kuptuar më mirë ngjarjet e sotme
dhe rëndësinë e vendimit për mbledhjen e
Sinodit të Shenjtë dhe të Madh, do ta nis me
një përmbledhje të historisë kishtare në dy
mijëvjeçarët e parë.
1. Në mijëvjeçarin e parë, pas lirisë së
ndërgjegjes fetare, me nxjerrjen e ediktit të
Milanos nga Konstandini i Madh dhe Liciniusi,
u krijuan pesë qendra bazë kishtare: Roma,
Konstandinopoja – Roma e Re, Jerusalemi,
Aleksandria dhe Antiokia. Me zhvillimin e
Krishterimit, u krijuan probleme të ndryshme
në Kishat lokale. U shfaqën kërcënime nga
herezi të ndryshme, ndasi etj. Për zgjidhjen e
tyre thirreshin Sinodet e Episkopëve
DREJT SINODIT TË SHENJTË DHE TË MADH
TË KISHA VE ORTHODHOKSE (*)
Orthodhoksë. Disa ishin lokale, kurse për
çështjet më serioze, veçanërisht për ato
dogmatike, u mblodhën Sinodet Ekumenike.
Sinodin Ekumenik e thërriste perandori. Por
kryetar i Sinodit ishte gjithmonë një Patriark i
njohur. Në këtë mënyrë u mblodhën shtatë
Sinodet Ekumenike të Kishës së pandarë të
mijëvjeçarit të parë.
Në fillimet e mijëvjeçarit të dytë ndodhi
sprova e frikshme e Skizmës midis Perëndimit
dhe Lindjes (1054), ngjarje që krijoi konflikte
dhe vonesa në përhapjen e Krishterimit. Në
vazhdim, u krijuan dy pole administrative. Në
Perëndim ishte Roma. Por pas epokës së Rili-
ndjes (gjysma e shekullit të 15-të), në Perëndim
u shfaqën lëvizje proteste kundër zotërimit
kishtar të Romës dhe u krijuan në mënyrë
graduale Kishat protestante. Në Lindje katër
Patriarkanat e Hershme qëndruan të
bashkuara: Konstandinopoja – Roma e Re,
(Vijon në faqen 7)
+ Anastasi
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
Aleksandria, Antiokia e Jerusalemi. Vijuan
sprova të mëdha për shkak të pushtimeve nga
popullsitë myslimane. Por paralelisht u arrit
një zhvillim i madh i Orthodhoksisë në Veri:
Krishterizimi i fiseve sllave e kryesisht i Rusisë.
Kjo vepër nisi në fund të mijëvjeçarit të parë.
Populli rus si një trup i vetëm pranoi besimin
Orthodhoks dhe Kisha e atjeshme vazhdoi më
tej veprën hierapostolike të Bizantit në Azinë e
Veriut. Kështu u krijua edhe një qendër e re
kishtare, Patriarkana e Moskës.
Nga mesi i shekullit të pesëmbëdhjetë deri
në mesin e atij të nëntëmbëdhjetë, popujt or-
thodhoksë të Gadishullit Ballkanik dhe të Azisë
së V ogël jetonin nën perandorinë osmane. Pas
çlirimit gradual të popujve të Ballkanit,
Patriarkana Ekumenike i dha Autoqefalinë
Kishës së Greqisë, Serbisë, Rumanisë,

Bullgarisë. Në shekullin e njëzetë u dha Auto-
qefalinë Kishave të Polonisë, Shqipërisë, Çe-
kisë-Sllovakisë e u njoh si Patriarakanë Kisha
e Gjeorgjisë. Kisha e Qipros e ka marrë Auto-
qefalinë me vendim të Sinodit Ekumenik.
Gjendja e sotme për Kishën Orthodhokse
paraqitet si vijon: Kemi Patriarkanat e Her-
shme të Konstandinopojës, Aleksandrisë,
Antiokisë, Jerusalemit; Patriarkanat më të reja:
të Rusisë, Serbisë, Rumanisë, Bullgarisë,
Gjeorgjisë dhe Kishat Autoqefale: të Qipros,
Greqisë, Polonisë, Shqipërisë e Çekisë-Sllo-
vakisë. Gjithsej 14 Kisha Orthodhokse
Autoqefale. Kisha e Shenjtë, Katholike dhe
Apostolike e Lindjes ruajti unitetin e saj, me
jetën e saj sakramentale të përbashkët, krye-
sisht me Eukaristinë Hyjnore, Pasardhjen apo-
stolike të episkopëve të saj dhe mbajti të pa-
ndryshuara burimet e Besimit: Shkrimin e
Shenjtë, Traditën e Shenjtë dhe Kanonet
Apostolike dhe Sinodike. Qendra koordinuese
e Kishave Orthodhokse vazhdon të jetë
Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës.
2. Pas Luftës së Dytë Botërore, shumë
Kisha Orthodhokse Autoqefale u përballën me
persekutime të ndryshme nga qeveritë ateiste-
komuniste që morën pushtetin në vendet e tyre,
deri në rrëzimin e regjimeve komuniste. Pas
Luftës së Dytë Botërore me fillimet e Lëvizjes
Ekumenike të Krishterë, ne orthodhoksët pa-
tëm raste të takoheshim në takime të ndryshme
midis të krishterëve, në mbledhje, konferenca,
dhe dëshira e përbashkët, për të mbledhur një
Sinod të Shenjtë dhe të Madh të Orthodho-
ksëve, u rrit akoma edhe më shumë.
Në vitin 1960, në Rodos, u vendos para-
përgatitja e Sinodit të Shenjtë dhe të Madh.
Aty u përcaktuan edhe temat kryesore që
duheshin trajtuar. Më vonë u ra dakord të
krijoheshin komisionet panorthodhokse për
studimin e çështjeve në fjalë dhe për formulimin
e teksteve parasinodike. Me kalimin e kohës,
u shfaqën probleme të shumëllojta dhe shtyrjet
në kohë çuan në skepticizëm, komente ironike
dhe dyshime nëse do të realizohej ndonjëherë
Sinodi i Kishave Orthodhokse. Fatmirësisht,
ndodhi një ngjarje shumë e rëndësishme, nisën
të mbahen Mbledhjet e Krerëve të Kishave
Orthodhokse (Konstandinopojë 1993, pastaj
në Jerusalem 2000, Konstandinopojë 2008,
2014). Veçanërisht të rëndësishme kanë qenë
mbledhjet e viteve 2008, 2014, si dhe mesazhet
që ato dhanë.
Në Mbledhjen e vitit 2014, u vendos thi-
rrja e Sinodit të Shenjtë dhe të Madh në Kon-
standinopojë dhe, konkretisht, në Kishën e
Shën Irinit, nëse nuk do të ndodhte diçka e
paparashikuar, si edhe rregulli që çdo Kishë
Orthodhokse Autoqefale të përfaqësohet nga
(*) Fjalë e regjistruar, që u mbajt në Kishën
Katedrale “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë,
e diel 31.1.2016
DREJT SINODIT TË SHENJTË DHE TË MADH TË KISHA VE
ORTHODHOKSE (*)
tës). Kisha e Kretës është apostolike, autono-
me nën Patriarkanën Ekumenike, bën pjesë në
Bashkimin Evropian dhe ofron të gjitha kushtet
e domosdoshme për zhvillimin e qetë të Sinodit
të Shenjtë dhe të Madh.
Këto vendime nuk ishin të lehta. Kërkonin
lutje të nxehta, elasticitet mendimi, mundësi
formulimi idesh, përpjekje këmbëngulëse për
të bindur ata që kishin dëshira të kundërta dhe
plane të tjera. Lavdi Perëndisë, vendimi u mor
në mënyrë përfundimtare. Është e nevojshme
që të gjithë, klerikë e laikë, të lutemi me të gji-
(Vijon nga faqja 1)
24 episkopë dhe të ketë një votë. Në fund
fare, ndodhi e papritura: tensioni i marrë-
dhënieve midis Turqisë dhe Rusisë për shkak
të rrëzimit të avionit luftarak rus. Pas kësaj
ngjarjeje, u paraqitën dy mundësi, ose ta
shtynim Sinodin e Shenjtë dhe të Madh, ose
të mblidhej në një vend tjetër.
Në fund fare, gjatë mbledhjes së fundit të
Krerëve në Shambezi të Gjenevës, në Zvicër
(22-28 janar 2016), u vendos përfundimisht
që Sinodi i Shenjtë dhe i Madh të thirret javën
e Pentikostisë (19-26 qershor 2016), në Kretë
(Akademia Orthodhokse, Kolimbari e Kre-
thë shpirtin për parapërgatitjen dhe zhvillimin
sa më të mirë të Sinodit. Sinodi i Shenjtë dhe
i Madh do të jetë një bekim për mbarë Kishën
Orthodhokse dhe, në përgjithësi, për botën e
krishterë. Dhe duke qenë bekim për botën e
krishterë, do të përbëjë një ngjarje të rëndë-
sishme për ecurinë e botës.

3