EmailFacebookKontakt

Dorëzohet leja e legalizimit për Manastirin e Shën Vlashit

Në prag të Krishtlindjes,
Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë iu dorëzua leja e
legalizimit të kompleksit të Ma-
nastirit të Ri të Hirshëm të Shën
Vlashit. Mitropoliti i Apollonisë
dhe Fierit, Hirësi Nikolla, i cili ësh-
të njëkohësisht edhe Drejtor i
komanduar i Akademisë Teolo-
gjike “Ngjallja e Krishtit”, që ndo-
dhet në territorin e Manastirit, pri-
ti Ministren e Zhvillimit Urban,
znj. Eglantina Gjermeni, Kryetarin
e Bashkisë-Durrës, z. Vangjush
Dako, Drejtorin e Përgjithshëm
të ALUIZN-it, z. Artan Lame,
drejtorin e ALUIZN-it Durrës,
z. Flamur Gjuzi, z. Gerti Aleksi etj.
Manastiri i Shën Vlashit është
ngritur në territorin e tij të vjetër, i
cili u ble nga qytetarë të ndryshëm,
pasi toka ishte ndarë sipas Ligjit
1051. Pastaj, me kujdesin dhe fon-
Dorëzohet leja e legalizimit për Manastirin e Shën Vlashit
det e mbledhura nga Kryepiskopi
Anastas, hap pas hapi, ai u ringrit,
duke i shtuar Akademinë Teologji-
ke, Shtëpinë e Fëmijëve “Shtëpia
Orthodhokse e Shpresës”, Skitin e
Miroprurëseve etj., duke u kthyer
në një kompleks të mrekullueshëm
shpirtëror dhe arkitektonik.

3