Si u shfaqën ikonat? Pse kemi
ikona në Kishë? Pse ato i piktu-
rojmë kaq ndryshe nga pikturat e
tjera? Çfarë na tregon një ikonë?
Për t’iu përgjigjur këtyre
pyetjeve dhe shumë të tjerave, li-
bri “Historia e Ikonave” është një
ndihmesë e shkëlqyer për të kup-
tuar ikonat në Kishë, si dhe rolin
që ato luajnë në adhurim. Autorja
Mary Paloumpis Hallick na para-
qet historinë e ikonave, nga kata-
kombet deri te lufta e ikonoklastë-
ve dhe triumfi i ikonave, i cili u
shpall të Dielën e Orthodhoksisë.
Gjithashtu ajo shpjegon përse iko-
nat paraqiten në këtë mënyrë, siç i
shohim. Pjesa e dytë e librit u ku-
shtohet ikonave për të kremtet e
Krishtit dhe të së Tërëshenjtës,
duke na mësuar si t’i “lexojmë” dhe
si të kuptojmë ngjarjet që na pa-
raqiten në to.
Mary Paloumpis Hallick, Ed.D.
ka qenë mësuese dhe drejtoreshë
në shkollën fillore. Ajo është autore
e librit “Libri i Shenjtorëve” dhe
bashkautore e librit “Të mbjellim
fara për Krishtin”. Ka qenë anë-
tare e Komisionit për Kurrikulat e
Departamentit të Edukimit të
Krishterë në SHBA, i cili zhvilloi
serinë e teksteve të Living our
Orthodox Faith .