EmailFacebookKontakt

Doli në qarkullim libri “Deri në skajet e dheut”

Doli në qarkullim libri “Deri në skajet e dheut”
Me gëzim të veçantë i urojmë
mirëseardhjen këtij botimi të
studimeve hierapostolike të Fort-
lumturisë së Tij, Kryepiskopit të
Tiranës dhe të Gjithë Shqipërisë,
z. Anastas, studime që u referohen
fazave të ndryshme të dëshmisë së
krishterë dhe që janë vepër e njërit
prej hierarkëve më të shquar, jo
vetëm të Kishës në Shqipëri, por
edhe të asaj në mbarë botën.
Fortlumturia, me gjithë përgje-
gjësinë si Kryepiskop i Tiranës dhe
Kryetar i trupës së episkopëve të
Shqipërisë, gjen kohë për botimin
e librave të tij, si ky që kemi ndër
duar, ku janë qëmtuar studime të
tij shumëvjeçare në lidhje me
hierapostullimin.
Që në rini, Fortlumturia e lidhi
jetën e tij me dëshminë e mesazhit
të krishterë si brenda dhe përtej
kufijve të Greqisë. Studimet e tij
dhe hulumtimi i feve të popujve të
tjerë, misionet e tij hierapostolike,
kryesisht në Afrikë, paralelisht
duke marrë mbi shpatulla edhe
ushtrimin e funksioneve kishtare
të atjeshme, si edhe zgjedhja e tij
si Kryepiskop i Tiranës, në një
zonë që nuk është tërësisht e
krishterë, e bëjnë të dërguar të
Perëndisë në kombet e tjera. Ësh-
të një nga hierarkët e paktë, në
personin e të cilit vërtetohet thënia
e Dhiatës së Re: “dhe do të më
jeni dëshmitarë… deri në skajet e
dheut” (Vep. 1:8), pasi ai, në tërë
kuptimin e fjalës, ka punuar në
mbarë botën, “me të gjitha no-
cionet: gjeografike, kulturore dhe
shoqërore”. Gjithashtu, është nga
të paktët, që njëkohësisht me
mundimet e hierapostullimit dhe
Fragment nga hyrja e librit,
nga Fortlumturia e Tij, Jeronimi II,
Kryepiskop i Athinës dhe i Gjithë Greqisë
vuajtjet trupore që ka pësuar, shi-
jon jetësisht të realizuar mundin e
veprave të tij, si edhe famë, au-
toritet e popullaritet mbarë të
krishterë.
…I detyrohemi mirënjohje
Fortlumturisë që, edhe me këtë
vëllim, nxjerr në pah çështjen e
hierapostullimit e si përfundim
çështjen e “ekzistencës” së Ki-
shës. Hierapostullimi nuk është
diçka e tepërt në jetën e Kishës.
Prandaj ndokush mund të thotë
se Kisha ekziston kur është për-
herë hierapostolike, në kuptimin
se vazhdimisht u drejtohet atyre
që nuk janë gjymtyrë të saj, kur
është gjithmonë e hapur me të
tjerët, të cilët i fton vazhdimisht të
bëhen anëtarë të saj, kur nuk e ka
frikë të renë, të ardhmen. Fjalët e
Krishtit drejtuar nxënësve të Tij
janë të qarta: “Siç më dërgoi Ati,
edhe unë ju dërgoj ju” (Jn. 20:21).
Kështu, misioni i Kishës në botë
nuk është diçka e tepërt apo e
dorës së dytë, por përkon me vetë
natyrën e saj, me vetë qenien e
saj. Mbi këtë bazë dikush mund
të futet në tundimin për të pohuar
se, për sa kohë që flitet për hier-
apostullimin si diçka e veçuar,
po aq do të vërtetohet mungesa e
Kishës, pasi, kur formohet, ajo
shfaqet si apostolike dhe, për më
tepër, hierapostolike.
Vëllimi që mbani në duar, ësh-
të dhuratë për të gjithë ne, është
një fuqizim për sa kemi të gjallë
urdhrin e Krishtit: “…shkoni pra,
mësojini gjithë kombet…” (Matth.
28:19), por është edhe një shu-
plakë për secilin nga ne, që e ke-
mi shteruar interesimin tonë për
botën brenda caqeve të Greqisë.
Është një sfidë dhe një ftesë për
të dalë nga vetëmjaftueshmëria
jonë shpirtërore, përse jo nga El-
doradoja jonë shoqërore apo
etnike dhe të shikojmë të huajin,
tjetrin përbri nesh. Cilindo tjetër,
pavarësisht nga ngjyra apo raca,
“për të cilin vdiq Krishti” (Rom.
14:15).
Çështja e hierapostullimit ësh-
të përfundimisht kishtare. Ka të
bëjë me vetë hipostazën, iden-
titetin e Kishës. Nëse Kisha do të
vetëpërcaktohej, atëherë nuk ka
nevojë të hapet. Ose kur hapet,
këtë e koncepton si përthithje të
tjetrit, si nënshtrim të tjetrit. Por
nëse ajo përcaktohet me bazë
tjetrin, atëherë e koncepton pra-
ninë e tjetrit si kungim – kungim
të domosdoshëm për ekzistencën
e tij.
Me këto mendime përshë-
ndetim librin e ri të të Hirshmit të
Tiranës, dhe jemi të sigurt se do të
përbëjë një shkëndijë për një
brumosje krijuese në çështjen e
hierapostullimit që, sipas tezës
sonë modeste, prek vetë identi-
tetin e Kishës, e cila, edhe pse
është brenda botës, nuk është nga
bota.
Athinë, 18 tetor 2008

3