EmailFacebookKontakt

Do fillojë veprimtarinë shtëpia e të moshuarave Familja e Dashurisë “Hyjlindësja Mari”

Do fillojë veprimtarinë shtëpia e të moshuarave
Familja e Dashurisë “Hyjlindësja Mari”
Veprës hierapostolike të
Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë po i shtohet edhe një
qendër kujdesi social, shtëpia për
përkujdesjen ndaj të moshuarave
Familja e Dashurisë “Hyjlindësja
Mari”. Kjo vepër ka qenë një
dëshirë dhe synim i hershëm i
Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit
dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit,
në vazhdim të një sërë veprash so-
ciale që janë ndërmarrë dhe reali-
zuar me nismat dhe fondet e sigu-
ruara prej tij. Qëllimi i kësaj
qendre është krijimi i mundësive
reale për kujdesin për të moshu-
arat, që vijnë nga shtresat në ne-
vojë. Ajo funksionon si një qendër
moderne jofitimprurëse e përkuj-
desjes, ku përparësi kanë të mo-
shuarat pa ose me pak të ardhura,
apo që jetojnë të vetmuara, pa të
afërm e familjarë.
Duke pasur si bosht të veprim-
tarisë Dashurinë e Krishterë, në të
nuk bëhen dallime në përzgjedhje
për sa i përket përkatësisë fetare.
Qendra i ka nisur hapat e para
në mars 2018. Fillimin e vepri-
mtarisë e ka paraprirë një rikon-
struksion i plotë i godinës ekzi-
stuese, me fondet e siguruara nga
Kryepiskopi Anastas. Veçanërisht,
bë përshtatja e godinës ekzistuese
për funksionin e ri që do të kry-
ente, si dhe mobilimi me të gjitha
pajisjet e nevojshme për një jetë
me sa më shumë komfort për të
moshuarat.
Godina njëkatëshe ndodhet në
ambientet e qendrës shpirtërore
“Thavor”, afër malit të Dajtit, në
një mjedis mjaft të përshtatshëm
për moshat e treta, mes qetësisë
dhe ajrit të pastër. Dhomat e saj
janë të pajisur bukur dhe me çdo
gjë të nevojshme për këto mosha.
Kuzhina, dhoma e ndenjjes dhe të
gjitha ambientet e tjera ndihmëse
janë sipas standardeve bashkë-
kohore për këto lloj strukturash.
Personeli, me kohë të plotë,
përbëhet nga kujdestare, infer-
miere, kuzhiniere, sanitare,
mirëmbajtës, për të siguruar
përkujdesen 24 orë dhe gjithë ditët
e javës për sigurimin e kushteve
sa më të mira për të moshuarat.
Rezidenteve, përveç fjetjes, ushqi-
mit dhe përkujdesjes, u sigurohen
edhe ilaçet dhe kujdesi shënde-
tësor në bashkëpunim me Qendrën
Mjekësore Diagnostike Ortho-
dhokse “Ungjillëzimi”.
Në qendrën Familja e Dashu-
risë “Hyjlindësja Mari”, përveç
akomodimit, ofrohen shërbimi
shëndetësor, mbështetje psiko-
sociale, mbështetje shpirtërore,
shërbimi i mensës, shërbimi i la-
vanterisë, aktivitete social-kultu-
rore etj.
Familja e Dashurisë “Hyjlindë-
sja Mari” varet nga Fondacioni
“Klinika Orthodhokse e Ungjillë-
zimit”. Për funksionimin e saj për-
kujdeset Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë, për
shpenzimet operative fondacioni
nga i cili varet dhe një pjesë mbu-
lohet nga të ardhurat e rezidenteve.
Gjithashtu, besimtarët ortho-
dhoksë që dëshirojnë, mund të
kontribuojnë për përmirësimin e
mëtejshëm të kushteve dhe për vi-
jimësinë e qendrës. Deri tani kanë
kontribuuar edhe mjaft donatorë
nga brenda dhe jashtë vendit.
Vasil Kristo

3