EmailFacebookKontakt

“Diskriminim, persekutim, martirizim: Duke ndjekur Krishtin së bashku” – Takim Ndërkombëtar në Tiranë i Kishave të Krishtera

Nga 2- 4 nëntor 2015, në Tiranë do të zhvillohet Takimi i organizuar
nga Forumi i Krishterë Global, me temë: “Diskriminim, persekutim,
martirizim: Duke ndjekur Krishtin së bashku”. Në të do të marrin
pjesë 130 përfaqësues nga Azia, Afrika, Amerika e Jugut, nga Lindja e
Mesme dhe nga gjithë Veriu i globit, si përfaqësues të Kishës
Orthodhokse, Katolike (Koncili Pontifikal për promovimin e Unitetit
të të krishterëve), Këshillit Botëror të Kishave, Aleancës Botërore
Evangjelike etj. Kjo organizatë ka synuar të bashkojë për të biseduar
komunitete tradicionale dhe ato të reja të krishtera, duke mos pasur
anëtarësi, por vetëm pjesëmarrje për ndarjen e përvojave, por edhe
për të reflektuar mbi dallimet.
Kishat lokale në Shqipëri janë mikpritëse të takimit, ku Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka pjesën kryesore në organizi-
min dhe mbarëvajtjen e punimeve, pasi ato do të zhvillohen në mjediset
e Qendrës Kulturore, pranë Kompleksit të Katedrales “Ngjallja e Kri-
shtit”. Do të ketë edhe mjaft të rinj nga të gjitha komunitetet e krishtera
të Shqipërisë, “stewards”, të cilët do të ndihmojnë vullnetarisht për
veprimtarinë.
Vendi ynë u zgjodh për të zhvilluar këtë veprimtari edhe për
simbolikën e vuajtjes dhe martirizimit që kaluan të gjitha besimet gjatë
viteve të regjimit ateist komunist.
“Diskriminim, persekutim, martirizim:
Duke ndjekur Krishtin së bashku”
Takim Ndërkombëtar në Tiranë i Kishave të Krishtera

3