Festa e Ungjillëzimit ose e Evangjelizmoit,
siç njihet ndryshe në popull,është një nga festat
më të mëdha të Kishës sonë dhe rrënja e të
gjitha festave Dhespotike e Theomitorike dhe
e vetmja që bazohet në Dhiatën e Re. Kjo festë
është vazhdimi i Lindjes së çuditshme të Maria-
mës dhe kurorëzimi i qëndrimit të saj në të
Shenjtat e të Shenjtëve në Tempullin e Zotit.
Gjatë kësaj periudhe, me ndihmën e hirit hyjnor,
në bashkëpunim dhe me vullnetin e saj të lirë,
ajo fillimisht u pastrua dhe më pas u përgatit që
të bëhet nga ana trupore Nëna e Perëndisë.
Shenjtërimi i Virgjëreshës Mari fillon që në
barkun e nënës së saj dhe vazhdon me qëndrimin
e saj në Tempullin e Zotit. E gjithë kjo periudhë
kohe përbën fazën pastruese nga mëkati (stër-
gjyshëror që ajo kish trashëguar) dhe të për-
sosjes së saj.
Pastrimi dhe shenjtërimi i saj kryhen me
sprovën e dialogut midis asaj dhe Kryeengjëllit
Gavriil (Llk.1: 28-38). Kuptimi dhe rëndësia e
këtij dialogu mund të kuptohen duke u krahasuar
me dy dialogë të tjerë të njohur në Shkrimin e
Shenjtë. I pari, është ai midis Evës dhe Djallit
në Parajsë ( Gjen.3:1-5) dhe i dyti, ai midis
Zaharias dhe Kryeengjëllit, i cili e lajmëroi për
ngjizjen e gruas së tij dhe lindjen e birit të tij,Joan
Pagëzorit ( Llk.1:11-20).
Më poshtë paraqesim opinionin e disa Etërve
të Kishës dhe theologëve të dy shekujve të
fundit për sa i përket ngjarjes së Ungjillëzimit
në lidhje me këta dialogë.
a) Sipas mësimdhënies së disa Etërve të
Kishës, dialogu i Virgjëreshës me Kryeengjëllin
kuptohet dhe pranohet si një barazpeshë e dia-
logut midis Evës dhe Djallit në Parajsë. Hiero-
dëshmori Irine, Episkopi i Lionit, në lidhje me
këtë ngjarje shpjegon: “ Eva u tregua e pa-
bindur, prandaj dhe u bë shkaktarja e vdek-
jes së saj dhe e të gjithë gjinisë njerëzore.
Ndërsa Virgjëresha Mari u tregua e bindur
dhe me bindjen e saj u bë shkaktarja e shpë-
timit të saj dhe e të gjithë gjinisë njerëzore
(ÂÅÐÅÓ 5, Lib. Ã’, VIII, 7; fq. 149-150). Sipas
shën Joan Damaskinoit: “ V
irgjëresha Mari
është Eva e re, nëpërmjet së cilës me lindjen
e Krishtit – të Adamit të ri – i jepet mundësia
gjinisë njerëzore që të rilidhet me hirin hyj-
nor dhe të vazhdojë rrugën drejt hyjnizimit,
rrugëtim i cili u ndërpre me mosbindjen e
stërgjyshërve Adam dhe Eva dhe me rënien
e tyre në mëkat ” ( Migne, PG 96, 656 A ).
Ndërsa sipas shën Andreas,Episkopit të Kretës:
“nëpërmjet Perëndilindëses kryhet një krijim
i ri i njeriut, dhe njeriu rimerr hirin. Natyra
njerëzore me lindjen e n ënës s ë të bukurit
(Krishtit) pranon që të bëhet krijesë e re e
shkëlqyeshme dhe me hijeshi hyjnore. Kriji-
mi i ri bëhet rikthim dhe rikthimi hyjnizim ”
(Migne, PG 97, 812 A). “ Dialogu i Virgjëre-
shës me Kryeengjëllin” – sipas Isidorit, Episko-
pit të Selanikut-” na shfaq besimin dhe di-
siplinimin e saj të ndërgjegjshëm te dëshira
hyjnore. Ndërkohë, na zbulon dhe shenjtë-
rinë e saj. Kështu, ajo denjësohet që të për-
jetojë ngjarjen e Ungjillëzimit dhe përpara
se të fillojë të mbajë dhe të rritë në mitrën e
saj foshnjën hyjnore, ajo pastrohet nga mëka-
ti stërgjyshëror ” ( Migne, PG 139, 161 BC).
b) Besimi superior i Virgjëreshës Mari duket
qartë, gjithashtu, kur krahasohet dialogu i saj
me Kryeengjëllin Gavriil me atë midis Zaharias
dhe po të njëjtit Kryeengjëll, i cili gjashtë muaj
më parë e lajmëroi për ngjizjen e gruas së tij.
Efthim Zigavinoi, duke komentuar këtë pikë,
shprehet: “Zaharia,megjithëse njihte plot
raste të ngjashme nga Dhiata e Vjetër- rasti
më i spikatur ai i Sarës apo dhe i Anës- ndër-
sa Virgjëresha nuk kishte asnjë shembull,
sepse deri në atë çast asnjë Virgjëreshë nuk
kishte lindur, nuk i besoi mesazhit hyjnor
që i solli engjëlli” (PG , 129, 869 A). Kjo mos-
bindje pati si pasojë ndëshkimin e tij (Llk.1:20).
Ndërsa Virgjëresha, u ftua që të pranojë atë që
për të ishte e pakuptueshme dhe e pashpjegue-
shme me fjalë, mishërimin e Perëndisë, i cili si
ngjarje ishte i papërsëritshëm.
Pyetja që ajo i drejtoi Kryeengjëllit: “Si do
të ndodhë kjo, sepse unë nuk njoh burrë?”
(Llk.1:34) sipas shën Theofilaktit, Episkopit të
Ohrit “nuk tregon mosbesim, por e nxit atë
që të kërkojë të mësojë mënyrën se si do të
ndodhë kjo gjë; sepse nuk kish ndodhur
asnjëherë më përpara diçka e tillë, dhe që
nga ai çast as që do të ndodhë më ndonjë-
herë. Prandaj dhe engjëlli i shpjegoi asaj
mënyrën (Llk.1:35 ) dhe nuk e ndëshkoi si
Zaharian ” ( Migne, PG 123, 704D-705A).
Teologë të tjerë bashkëkohorë dhe të dy
shekujve të fundit kanë shprehur mendimin se:
“Maria nuk shpreh dyshim në fjalët e Krye-
engjëllit, si Zaharia, por, duke qenë e pastër,
me mënyrë të thjeshtë kërkon të mësojë si
do të mundësohet kjo lloj lindje (P . Trembe-
las). Pyetja e saj është sa logjike aq dhe
shprehje e ligjshme e habisë së saj, e cila
ishte rrjedhojë e ndërgjegjes së pastër dhe
të kulluar (F . Godet). Nuk është dyshim, por
më tepër çuditje (Grotius). Fjalët e saj, për-
kundrazi, përbëjnë pohimin e një vajze të
virgjër në trup dhe të pastër edhe në mendi-
me, e cila është e bindur në ndërgjegjen e
saj për këtë pastërti (A. Plummer). Kërkimi
që bazohet në besim dhe mbart frymë fëmi-
jërore (të padjallëzuar), është i padënuar
dhe i paakuzuar. Fjalët e Virgjëreshës janë
plot me frymë fëmijërore,e cila kërkon
shpjegime mbi këtë çështje kaq të errët, të
panjohur dhe misterioze” (J.Owen).
Duke përfunduar, po japim në mënyrë
përmbledhëse mendimin e murgut Josif Vrieni
për këtë festë: “Ungjillëzimi është korrigjimi
i ngjarjeve të gabuara, që u kryen nga njeriu
në Parajsë…. Atje engjëlli i fshehur brenda
në gjarpër, këtu Kryeengjëlli haptazi. Atje
pëshpërima e dragoit-gjarpër tek Eva ndë-
shkoi gjithë njerëzimin, këtu përshëndetja
e engjëllit te Maria i shpëtoi të gjithë . Me
këtë mënyrë u ndreq gabimi dhe iu dhurua
botës shpëtimi ”.
Arkimandrit Kozma Sovjani
Dialogu midis Virgjëreshës Mari dhe Kryeengjëllit sipas disa Etërve të Kishës
dhe theologëve të dy shekujve të fundit