EmailFacebookKontakt

Dhiata e Vjetër në adhurimin e Kishës (Septuaginta)

…Gjithashtu, çdo gjuhë ka veçoritë e saj. Pra, ka
dhe “stile” të ndryshme. Hebraishtja, për të paraqitur
shkallën sipërore, e radhit dy herë fjalën. P.sh. “Duke
duruar e durova Zotin” (Ps. 39:2). Ose “Kënga e Kën-
gëve” (= kënga më e bukur). Janë “idioma” hebraike,
stili biblik.
Personat për të cilët po flasim, thonë se duhet të
shkojmë në adhurim me përkthime të reja, sepse
“germa vret”. Por këtë na e sqaroi Pavli (II Kor. 3:6),
jo nga ana letrare, por shpirtërore. Ai i qortonte
hebrenjtë për formalizëm, sepse ara ruanin tipet dhe
humbnin esencën, siç i kishte akuzuar Krishti: “Jepni
të dhjetën e mendrës e të marajt e të barit të gjumit
dhe keni lënë më të rëndësishmet e Ligjit” (Matth.
23:23).
Me liberalizmin që i karakterizon, këta bien në
mëkat, jo vetëm në përkthimin, por dhe në shpjegimin
e Biblës. Meqë çdokush nga ata është gjoja i hyj-
frymëzuar, janë copëtuar në qindra e qindra sekte, sa
nuk e dimë numrin e tyre dhe ndoshta as Zoti nuk do
që ta dijë! Dhe vazhdojnë të copëtohen… Ku është
Shpirti i Shenjtë? Shpirti bashkon, armiku ndan!
Këta u shfaqën para pak shekujsh dhe duan të
mësojnë Kishën dymijëvjeçare. Pa busullën e Tradi-
tës së Shenjtë mbetën në cekëti. Sipas shën Joan Goj-
artit, nëse në ndonjë çështje ekziston Tradita, “mos
kërko diçka më tepër” (Komentar, II Thes. 2:15).
Tradita është trashëgimia e paçmuar!
Por ata thonë “Vetëm Bibla!”. Në realitet, pa Tra-
ditën nuk kanë as Biblën! E çuditshme, por e vërtetë!
Tradita na ka thënë cilat janë Shkrimet e Shenjta,
meqë, siç është e njohur, ka dhe pseudolibra me emra
profetësh e apostujsh. Tradita e Shenjtë e Kishës i ka
mënjanuar librat falsë dhe na ka dhënë librat auten-
tikë të Biblës! Pra, thamë se pa Traditën nuk ekziston
Bibla. Kjo do të mjaftonte që të mbaronte këtu dis-
kutimi, por vazhdojmë:
Ideja e tyre se çdokush përkthen me hyjfrymëzim,
pra në mënyrë korrekte, Fjalën e Perëndisë, jo vetëm
Dhiatën e Vjetër, por dhe atë të Re, i ka keqtrajtuar
të dyja, ndaj shpeshherë grupime të tyre kanë midis
tyre shpjegime të kundërta dhe konflikte për të njëjtin
pasazh! Kanë përfunduar në një besim dhe etikë që
bie ndesh me Shkrimin e Shenjtë. P.sh., dimë se jo
vetëm Dhiata e Vjetër dënon rëndë homoseksualizmin
(p.sh. Lev. 20:13), por dhe e Reja shprehet rreptësisht
(p.sh. Pavli në I Kor. 6:9-10).
Ndërsa ata jo vetëm që e pranojnë homoseksua-
lizmin, por mburren për të! Madje edhe krerët e tyre
mund të jenë të tillë. Siç duket, nuk përjashtohet fakti
që, së shpejti, devijimet nga morali i krishterë të jenë
avantazh për grada të larta në sektet e tyre…
Disa nga ata thonë se ai që dënon mëkate të tilla
është Pavli, jo Krishti. Përpjekja e tyre që të mënja-
Dhiata e Vjetër
në adhurimin e Kishës (Septuaginta)
nojnë shenjtorët, na kujton dikë tjetër, për të cilin flet
oshënar Dhorotheu:
“Me të vërtetë, o vëllezërit e mi, unë njoh dikë që
arriti në situatë mjerane. Në fillim, kur një vëlla fliste
me të, e përbuzte dhe thoshte: ‘Kush është ai? Nuk
ka përveç Zosimait dhe atyre që e ndjekin’. Pastaj
filloi dhe nuk i vlerësonte dhe ata, dhe thoshte: ‘S’ka
ndonjë tjetër, përveç Makarit’. Pas pak filloi të thoshte:
‘Kush është Makari? Askush përveç Vasilit dhe
Grigorit’. Pas pak filloi të mos i nderonte as ata, duke
thënë: ‘Kush është Vasili e kush është Grigori? Askush
përveç Pavlit dhe Petros’. I them: ‘Vërtet, o vëlla,
edhe ata do t’i përbuzësh’. Më besoni, që pas pak
kohe filloi të thoshte: ‘Kush është Petro dhe Pavli,
përveç Trinisë së Shenjtë?’. Kështu më vonë ngriti
krye edhe kundër Perëndisë dhe u çmend…”
(Mësimdhënie II, Për përulësinë, 4).
Këtu përfundon “mendja e hapur” – kur nuk për-
dorin radarin, GPS-in e Etërve të shenjtë. Nga ana
“horizontale” janë në rregull, por ekziston dhe di-
mensioni vertikal, jeta e brendshme, “njeriu i fshehur
i zemrës” (I Petr. 3:4), që ka rëndësi kryesore. Prandaj,
të mos harrojmë thënien e Pavlit (Gal. 1:8) “Por edhe
nëse ne ose engjëll prej qielli, në ju predikoftë tjetër
ungjill e jo atë që ju predikuam, qoftë i mallkuar”.
“Është qesharake që dikush ta konsiderojë veten më
të mirë se ai që e shkroi Biblën”, thotë një apologjet i
lashtë (Justin, Dialog, 85:5). Pavli e këshillonte nxë-
nësin e tij, Timotheun, ta ruante të vërtetën që i ishte
besuar dhe t’u shmangej fjalëve boshe dhe kundër-
vënieve të asaj që në mënyrë të gënjeshtërt quhet
dituri (I Tim. 6:20).
Pra, përkthimi i Septuagintës është maja e ajs-
bergut, thjesht shfaq mentalitetin e tyre, sepse edhe
Dhiata e Re përdor përkthimin e të Shtatëdhjetëve.
Për ne, Kishën, milionat e shenjtorëve u shenjtëruan
me këtë Bibël gjatë historisë, ndërsa ata për të cilët
flasim, nuk kanë shenjtorë, nuk i pranojnë shenjtorët
dhe lundrojnë në detin e jetës pa ngushëllim, pa
shembull nga vëllezër të hyjnizuar!
Arkimandrit Justin Anthimiadhi

3