EmailFacebookKontakt

Dhërmi – u përpoqën të shkatërrojnë kishën orthodhokse

Sot, dt. 20 gusht 2015, në qy-
tezën e Dhërmiut, në Himarë, ko-
muniteti lokal i besimtarëve Ortho-
dhoksë, në periudhën festive të së
Kremtes së Tërëshenjtës Mari, u
provokua nga një incident i rëndë,
shkaktuar nga struktura të pushtetit
lokal me mbështetjen e organeve
të rendit. Në mënyrë të befasishme,
punonjës të Bashkisë, Himarë, shku-
an në kishën e Shën Athanasit, ho-
qën ikonat dhe sende të tjera të
shenjta dhe nisën ta shkatërronin
atë. Këto veprime u bënë pa dijeni-
në e Komunitetit Orthodhoks, pa
asnjë njoftim paraprak dhe pa asnjë
dokumentacion ligjor.
Sapo ky veprim u bë i njohur,
besimtarë bashkë me klerikun
shkuan në kishë, protestuan, ndër-
hynë dhe e ndaluan shkatërrimin e
mëtejshëm. Ata shprehën indinjatën
e tyre për këto akte flagrante dhe
janë të gatshëm në çdo moment ta
mbrojnë kishën e tyre, nëse do të
ritentohet të shembet ky vend i
shenjtë. Edhe pasdite ata u mblo-
dhën përsëri për të protestuar.
Tentativa për të dëbuar besim-
tarët nga një kishë e tyre, pronë e
Komunitetit Orthodhoks, është
edhe më skandaloze po të mendosh
se u bë në shkelje të të gjitha ligjeve
të mundshme, fshehurazi dhe në
mënyrë tinëzare. Ngjarja dëshmoi
një mungesë të thellë të respektit
ndaj besimit dhe komunitetit fetar,
të ngjashëm me atë të sistemit
ateist komunist, që shkatërroi ki-
shën për herë të parë në vitin 1972
dhe gurët i përdori për të ndërtuar
depon e ujit. Në vitin 1992, në ve-
ndin ku kishte qenë kisha e vjetër,
banorët ngritën një kishë të thje-
shtë, e cila ka 23 vjet që i shërben
si vend adhurimi komunitetit. Por
përsëri dikush po përpiqet ta she-
mbë, si 43 vjet më parë!
Ky veprim abuziv i disa puno-
njësve shtetërorë, përbën veç të
tjerash edhe shkelje flagrante të
Ligjit nr. 10057/22.01.2009/ “Për
ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet
Këshillit të Ministrave të Republi-
kës së Shqipërisë dhe Kishës Or-
thodhokse Autoqefale të Shqipë-
risë”, që garanton paprekshmërinë
e vendeve të kultit dhe mbrojtjen e
tyre nga shteti. Iniciativa të tilla
abuzive private nën petkun zyrtar,
duke iu nënshtruar interesave ogur-
zeza, duhen dënuar me forcë nga
organet shtetërore, pasi cenojnë
rëndë marrëdhëniet me komunitetet
fetare. Aq më shumë që akte të
tilla kanë ndodhur vetëm me objek-
tet orthodhokse të kultit.
Shpresojmë që në vazhdim ata
që u implikuan në këtë skandal, do
të kuptojnë se kanë vepruar në më-
nyrë të gabuar dhe do të pendohen
përpara Perëndisë dhe komunitetit
për përdhosjen e një vendi të shenj-
të dhe do të respektojnë ligjin.
Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë

Dhërmi – u përpoqën të shkatërrojnë kishën orthodhokse

3