“Dhënia e çmimit Kryepiskopit Anastas, këtij hierarku të
rëndësishëm, këtij njeriu unik, që ia përkushtoi jetën e tij njeriut
dhe qytetërimit, është nder shumë i madh për të gjithë ne. Ai na
udhëheq me anë të urtësisë së tij në fushat plot dritë të spiri-
tualitetit dhe të humanizmit.
Primati i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me
studime në theologji, fetarologji, etnologji, është midis të tjerave
edhe Profesor Nderi i Universitetit kombëtar Kapodistrian të Athi-
nës, Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës dhe Doktor i Theologji-
së e i Filozofisë në shumë universitete në mbarë botën. Gjitha-
shtu është zgjedhur President i Këshillit Botëror të Kishave (2006-)
dhe President Nderi i Konferencës “Fetë për Paqen” (2006-).
Ai ka kryer një vepër të gjerë hierapostolike dhe sociale për
shumë vite. Në kuadër të një perspektive globale, luan rol parësor
në zbatimin e programeve novatore në Shqipëri në fushat e
arsimit, shëndetësisë, përkujdesjes sociale, zhvillimit rural,
kulturës dhe ekologjisë, duke kontribuuar në mënyrë përcaktuese
në krijimin e fytyrës evropiane. Njëkohësisht, ka luajtur rol parë-
sor në zbutjen e kundërvënieve në Ballkan. Njohës i shumë
gjuhëve dhe autor i shumë botimeve, është nderuar me një sërë
çmimesh ndërkombëtare, ndërsa në vitin 2000 ka qenë kandidat
për çmimin Nobel të Paqes…”
(Marrë nga njoftimi para ceremonisë
për akordimin e Çmimit Kryepsikopit Anatas)