EmailFacebookKontakt

Dëshmi nga persekutimi ateist: Raport informativ për rezultatet e para të luftës kundër fesë dhe disa masa për thellimin e saj të mëtejshëm

Në vitet e regjimit komunist, feja u vu nën kontrollin e shtetit
nëpërmjet ligjeve, ndërsa në vitin 1967 nisi lufta klasore për çrrënjo-
sjen e botëkuptimit fetar, si dhe mbyllja fizike e kishave dhe xhamive.
Në vitin 1967, Komiteti Qendror, sektori i edukimit, nxori një raport
informativ për rezultatet e para të luftës kundër fesë.
Në dosjen arkivore nr. 191, F.14/A.P, viti 1967, zbardhen disa
nga drejtimet kryesore të politikës dhe ideologjisë së partisë komu-
niste në luftën kundër fesë. Këtu është një pjesë e raportit informativ
ku flitet për rezultatet e para të luftës kundër fesë dhe masat që u
morën.
Dëshmi nga persekutimi ateist
Lufta për marrjen e kishave dhe
xhamive u zhvillua në të njëjtën
kohë edhe kundër dogmave, riteve
e besimeve fetare, që përbëjnë thel-
bin e luftës kundër fesë. Kjo e çoi
luftën kundër fesë brenda çdo fa-
miljeje dhe kjo është lufta më e
mprehtë, më e gjerë dhe më e thellë
sesa marrja e kishave dhe xhamive.
Ajo prek e trondit drejtpërsëdrejti
ritet fetare si botëkuptim, festat e
zakonet që janë futur e shkrirë në
jetën e përditshme të njerëzve.
Edhe në këtë drejtim ka re-
zultate të mira. Diskutimi i gjerë për
këto probleme në kuvende e
mbledhje të ndryshme të popullit,
zotimet që u morën dhe lufta që po
bëhet për t’i vënë ato në jetë, është
një shkollë e madhe revolucionare
për masat. Si pasojë e kësaj pune,
një pjesë e ikonave, kandilave,
librave fetarë, mbishkrimeve etj.,
që ishin simbole të Perëndisë në
shtëpitë e besimtarëve dhe që çdo
ditë u faleshin, u likuiduan dhe u
dorëzuan.
Ceremonitë e festat fetare u
kufizuan dhe po zëvendësohen në
një pjesë të mirë me festat tona
kombëtare, lokale etj. Kështu, Baj-
rami i vogël, më 22 mars, u festua
shumë më pak se çdo vit tjetër…
Po kështu ndodhi edhe me Pa-
shkët që ishin në fund të prillit.
Karakteristikë ishte se shumë or-
ganizata partie, duke aktivizuar
organizatat e masave, arsimtarët,
institucionet kulturoro-artistike,
morën masa më të mira se vitet e
tjera, për të festuar mirë 1 Majin
dhe festat e tjera, duke organizuar
Raport informativ për rezultatet e para të luftës kundër fesë
dhe disa masa për thellimin e saj të mëtejshëm
mbasdite argëtimi, shfaqje artisti-
ke publike jashtë qytetit etj.
* * *
Lufta kundër fesë duhet të
trajtohet edhe sipas krahinave të
vendit, sipas fshatrave, lagjeve e
familjeve të veçanta, sepse edhe
shkalla e besimeve fetare është e
ndryshme.
Në çdo rreth kanë vepruar disa
fe. Por midis tyre ka dallime, sepse
diku ka vepruar më shumë një fe
sesa një tjetër. Një pjesë e krahi-
nave të Veriut, si Shkodër, Lezhë,
Mirditë, historikisht feja katolike
ka pasur influencë të madhe… Në
disa krahina të Jugut, si minoriteti
(Sarandë, Gjirokastër), një pjesë e
Korçës, Kolonjës, Vlorës, Fierit,
Beratit e Lushnjës, Durrësit etj.,
feja orthodhokse ka pasur një in-
fluencë të madhe. Në Korçë ka
pasur 132 kisha të mëdha e të vogla,
në Gjirokastër 86, në Sarandë 21,
në Kolonjë 90, në Vlorë 31, në Fier
dhe Lushnjë nga 40 etj. Feja mysli-
mane ka qenë më e përhapur në
zonat e Elbasanit, Gramshit, Lib-
razhdit, Dibrës, Kukësit, Tiranës,
Burrelit etj. Kështu, në Dibër kishte
122 xhami, në Burrel 70, Librazhd
50 etj. Në Tepelenë, Përmet, Skra-
par, Krujë dhe rrethin e B. Currit,
influencë më të madhe kanë pasur
dervishët (shehlerët), si sekt i fesë
myslimane.
Këto karakteristika, në rrethe
të ndryshme të vendit kanë kërku-
ar dhe kërkojnë edhe një punë të
diferencuar të propagandës sonë
ateiste-shkencore. Kujdes të ve-
çantë nga organizatat dhe komite-
tet e partisë kërkon minoriteti, ku
influenca e fesë orthodhokse është
më e madhe, në rrethin e Sarandës
nga popullata minoritare që përbën
41,3% të popullsisë së rrethit, rreth
2500 frymë prej vitit 1932-1943.
Për komunistët, qëndrimi ndaj
fesë është një çështje parimore.
Çdo komunist duhet të jetë ateist,
sepse botëkuptimi fetar është i
papajtueshëm me botëkuptimin
marksist-leninist, që përbën bazën
ideologjike të partisë sonë. Prandaj,
kjo çështje nuk mund të lihet pa u
vënë re dhe pa u ndalur. Në radhë
të parë këtu është fjala për t’i edu-
kuar komunistët, për t’i zhveshur
nga çdo paragjykim e besim fetar,
për t’i kalitur që të kapërcejnë çdo
lëkundje, çdo nënshtrim për hir të
“zakonit”, të “traditës familjare” etj.,
nëpërmjet kritikës parimore e sho-
qërore në organizatat e partisë.
Lëkundja ndaj besimeve fetare
është shfaqje e oportunizmit ndaj
ideologjisë reaksionare, prandaj
dhe nuk pajtohet me figurën revo-
lucionare të komunistit.
Organizatat bazë, organet udhë-
heqëse dhe aparatet e partisë në
rrethe, duhet t’i kthehen herë pas
here këtij problemi, ta analizojnë, të
bëjnë studime, të përcaktojnë drej-
time e aksione të mëtejshme, të
përgjithësojnë eksperiencën po-
zitive. Sektorët e edukimit kanë një
rol të veçantë. Aktivizimi i gjerë i
inteligjencës, ngritja e komisione-
ve ose grupeve për studimin e pro-
blemeve të veçanta ose për për-
gatitjen e leksioneve, lektorëve,
bisedave, botimi i materialeve pro-
pagandistike dhe buletineve të
ndryshme e forma të tjera pune, që
janë praktikuar nga disa rrethe, të
organizohen e praktikohen më
gjerësisht edhe nga rrethet e tjera…
Në luftën për çrrënjosjen e
botëkuptimit fetar, në punën për
edukimin shkencor të masave,
organizatat dhe komitetet e parti-
së duhet të udhëhiqen e të mbaj-
në mirë parasysh letrën e shokut
Enver për këtë çështje në përpu-
thje me kushtet e tyre konkrete.

3