EmailFacebookKontakt

Deklaratë e Komuniteteve Fetare në Shqipëri për paqe dhe urtësi në situatën politike shqiptare

Ne Komunitetet Fetare në Shqipëri, Komuniteti Mysliman, Kisha
Orthodhokse Autoqefale, Kisha Katolike, Kryegjyshata Botërore e
Bektashinjve dhe Vëllazëria Ungjillore, në përputhje me natyrën e ve-
primtarisë sonë shpirtërore, ndiejmë përgjegjësinë shpirtërore dhe
morale që kemi për besimtarët tanë, por edhe për shoqërinë shqiptare
në përgjithësi. Me anë të kësaj deklarate të përbashkët, duke u nisur
edhe nga situatat e fundit të krijuara, ashtu sikurse edhe në ndonjë rast
në të kaluarën, dëshirojmë t’i drejtohemi klasës politike dhe të gjithë
atyre që kanë përgjegjësi institucionale për të mirën e vendit.
Nuk është detyra jonë të gjejmë apo të tregojmë zgjidhje konkrete
për situatën e krijuar. Ajo është punë e politikës, e cila ka fushën e saj
të veprimit dhe është e mandatuar nga populli për këtë gjë. Falënde-
rojmë Zotin për shumë punë të mira që janë bërë dhe po vazhdojnë të
bëhen, si edhe për seriozitetin e shumë njerëzve që punojnë pa u lo-
dhur, edhe pse shpesh të panjohur, në zbatim të ligjit e për të mirën e
shoqërisë.
Por gjithashtu, ne jemi të shqetësuar për klimën e krijuar në vend e
në mënyrë të veçantë:
• për mungesën e dialogut politik dhe të vullnetit për dialog
për zgjidhjen e ngërçeve, sidomos për çështjen e zgjedhjeve, që janë
një instrument i domosdoshëm për mirëqenien shoqërore të shqipta-
rëve;
• për retorikën e dhunshme dhe përçmuese që përcillet nëpër-
mjet kanaleve të informimit publik dhe në rrjetet sociale nga ana e
atyre që mbajnë poste apo kanë pozicione të rëndësishme publike në
jetën e vendit;
• për dukuritë e korrupsionit dhe të prodhimit të lëndëve
narkotike, që dëmtojnë sot dhe në të ardhmen jetën e qytetarëve dhe
mirëqenien e tyre;
Të gjitha këto që u thanë më sipër, mund të rrezikojnë stabilitetin
e vendit, që për ne është një e mirë e madhe për të gjithë shoqërinë e
për çdo njeri dhe që duhet ta ruajmë me çdo kusht.
Deklaratë
e Komuniteteve Fetare në Shqipëri
për paqe dhe urtësi në situatën politike shqiptare
Prandaj, ne ftojmë me ngulm dhe me forcë të gjithë faktorët poli-
tikë në Shqipëri, nga ana e opozitës dhe e qeverisë, parti të vogla e të
mëdha:
• për ndërtimin e urave dhe jo të mureve . Duhet një dialog i
sinqertë, i bërë në shumë nivele, duke përfshirë sa më shumë aktorë
dhe faktorë. Keni përgjegjësi përpara popullit dhe duhet të mendoni
për të qysh nga dita që keni marrë përsipër të hyni në politikë. E mira
e popullit është synimi juaj madhor;
• për uljen e toneve të retorikës së dhunshme dhe përçmuese
ndaj kundërshtarit politik. Kjo vetëm nxeh gjakrat dhe nxit veprime
të dhunshme;
• për garantimin e një procesi parazgjedhor dhe zgjedhor tran-
sparent dhe gjithëpërfshirës. Në mënyrë të veçantë e sidomos u
bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien pre e tundimit të shitblerjes
së votës apo të votimit nën kërcënim për vendin e punës që është
buka e fëmijëve. Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që
kanë përgjegjësi për zgjedhjet, që të luftojnë të gjithë dukurinë e
shitblerjes së votës dhe kërcënimit për vendin e punës;
• për krijimin e kushteve që ligji dhe e drejta të sundojë në jetën
shoqërore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Po ashtu bëjmë thirrje që çdo nismë qytetare dhe politike për të
shprehur mendimin dhe dëshirat, të shërbejë për të mirën e përbashkët
dhe të shmangë çdo lloj dhune ndaj njerëzve, objekteve dhe institu-
cioneve.
Të bindur se me anë të kësaj deklarate po japim një kontribut për
mbarëvajtjen e vendit, ne do të vazhdojmë të lutemi për të ardhmen
dhe mirëqenien e vendit tonë.
Tiranë, 12 maj 2017
Komunitetet Fetare në Shqipëri

3