EmailFacebookKontakt

DEKLARATË E KOMUNITETEVE FETARE NË SHQIPËRI: Angazhimi i përbashkët për dialogun ndërfetar

3 maj 2018
Ne, Komuniteti Mysliman i
Shqipërisë, Kisha Orthodho-
kse Autoqefale e Shqipërisë,
Kisha Katolike e Shqipërisë,
Kryegjyshata Botërore Bekta-
shiane dhe Vëllazëria Ungjillo-
re e Shqipërisë , falënderojmë
Zotin për historinë e bashkëjetesës
dhe të harmonisë ndërfetare në
Shqipëri ndër shekuj.
Mirëkuptimi dhe bashkëjetesa
fetare brenda vendit tonë ka krijuar
ndër vite një mozaik të bukur të
diversitetit. Ne jemi të bindur se ky
mozaik nuk duhet konsideruar i
mirëqenë dhe angazhohemi të
kujdesemi për të, duke mbajtur të
bashkuar pjesët e tij, me qëllim që
të ruajmë dhe të prezantojmë me
dinjitet këtë pasuri brenda dhe
jashtë vendit.
Ne jemi të vetëdijshëm dhe pra-
nojmë se komunitetet tona fetare,
kanë identitetin e tyre dhe se secili
mbetet besnik ndaj parimeve të
besimit të tij. Por megjithatë dalli-
met tona fetare nuk na pengojnë
për t’u angazhuar në respektin e
ndërsjellë, bashkëpunimin në fu-
shat sociale dhe në dialogun aktiv
midis komuniteteve tona dhe mbarë
shoqërisë, me qëllim ruajtjen dhe
promovimin e vlerave morale, etike
dhe kulturore.
Ne vlerësojmë komunikimin, si
mjet për t’u njohur më nga afër me
njëri-tjetrin, për ndërtimin e re-
spektit të ndërsjellë, si dhe për
shmangien e paragjykimeve. Për
këtë arsye ne angazhohemi për sa
më poshtë:
• Të zhvillojmë dialogun e
jetës, duke inkurajuar anëtarët
e komuniteteve tona, por edhe
shoqërinë në përgjithësi të je-
tojnë në paqe dhe në fqinjësi të
mirë, duke ndarë gëzimin dhe tri-
shtimin, sfidat dhe shpresat me
njëri-tjetrin.
• Të zhvillojmë veprimtari të
përbashkëta për të mirën e sho-
qërisë , duke u angazhuar në
iniciativa, sipërmarrje dhe pro-
jekte për përmirësimin e cilësi-
së së jetës dhe zhvillimin e shoqë-
risë shqiptare dhe, nëpërmjet kë-
tyre angazhimeve, të ushqejmë
në të njëjtën kohë harmoninë,
tolerancën, bashkëjetesën, drej-
tësinë dhe paqen në komunitetet
tona.
• Të ndërtojmë platformën e
dialogut në nivel akademik ,
duke u njohur me vlerat shpirtë-
rore të njëri-tjetrit, historinë e
ndërsjellë dhe pikat e përbash-
këta, me qëllim promovimin e
frymës së dialogut dhe të asaj vë-
llazërore brenda komuniteteve
tona, duke shmangur çdo gjë, që
mund të nxisë urrejtje dhe keq-
kuptime ndërfetare.
• Të zhvillojmë strategji të
përbashkëta arsimore dhe edu-
kative për të promovuar dhe
ushqyer brezin e ri me vlerat e
bashkëjetesës dhe të dialogut
ndërfetar, për të parandaluar
çdo formë manipulimi dhe in-
strumentalizimi të fesë në shër-
bim të interesave jofetarë.
• Të promovojmë në arenën
ndërkombëtare , me të gjitha
mënyrat, vlerën e bashkëjetesës
dhe të harmonisë ndërfetare në
Shqipëri, si një shembull i dobi-
shëm për mbarë shoqërinë botë-
rore, e cila në mënyrë të vazhdu-
eshme përballet me sfidat e in-
tolerancës dhe të formave të
ndryshme të konflikteve.
Me dëshirën tonë të mirë dhe
shpresën, që Zoti do të na japë
energjinë dhe qëndrueshmërinë
për të vazhduar në rrugën tonë të
bashkëjetesës, harmonisë, tole-
rancës dhe dialogut, ne përfaqë-
suesit e komuniteteve fetare shqip-
tare nënshkruajmë sot (03.05.2018)
deklaratën e mësipërme.
Komuniteti Mysliman
i Shqipërisë
H. Skender Brucaj
Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë
Fortlumturi Anastas Janullatos
Kisha Katolike
Konferenca Ipeshkvnore
Katolike e Shqipërisë
Mons. George Frendo
Kryegjyshata Botërore
Bektashiane
H. Dede Edmond Brahimaj
Vëllazëria Ungjillore
e Shqipërisë
Pastor Ylli Doçi
DEKLARATË
E KOMUNITETEVE FETARE NË SHQIPËRI
Angazhimi i përbashkët për dialogun ndërfetar

3