Ne, Komunitetet fetare të
pranishme në Shqipëri: Komuniteti
Mysliman, Kisha Orthodhokse,
Kisha Katolike, Komuniteti
Bektashi dhe Vëllazëria Ungjillore,
shprehim përgëzimet më të për-
zemërta për popullin tonë shqiptar,
me rastin e marrjes së rekoma-
ndimit pozitiv nga ana e Komisionit
Evropian për çeljen e negociatave
me BE.
Rrugëtimi ynë drejt Evropës,
aty ku ne përkasim natyrshëm ,
është tashmë një fakt dhe një dë-
shirë e popullit tonë. Etërit theme-
lues të shtetit shqiptar, ndër të cilët
ishin edhe klerikë të besimeve tona
fetare, ishin të bindur për këtë për-
katësi. Po ashtu, në kohët më të
vona udhëheqësit fetarë të Shqipë-
risë, nuk kanë dyshuar kurrë për
vokacionin evropian të shqiptarëve,
vokacionin për një shoqëri të lirë,
ku të gjithë të ushtrojnë të drejtat e
tyre, përfshi edhe të drejtën theme-
lore të besimit. Ne besojmë se liria
e fjalës dhe e besimit, familja, paqja,
solidariteti, janë vlera mbi të cilat
mbështetet edhe shoqëria jonë, që
aspiron të jetë pjesë e familjes evro-
piane.
Ne Komunitetet fetare në
Shqipëri ofrojmë një model të
harmonisë dhe të vëllazërimit, si një
shërbim ndaj njeriut, shoqërisë dhe
ndaj aspiratave të ligjshme të po-
pullit tonë, ndër të cilat është edhe
hyrja në familjen evropiane. Kjo
harmoni dhe ky model është një pa-
suri që ne sjellim dhe mbartim me
vete në rrugëtimin tonë drejt Evro-
pës dhe është një e mirë për vetë
shtetet që sot përbëjnë këtë orga-
nizim politik e shoqëror. Shumë he-
rë është theksuar që kjo është një
vlerë e çmuar e jona. Për këtë ne
jemi të gëzuar dhe entuziastë dhe
jemi gjithashtu të angazhuar ta
promovojmë në çdo rast dhe kudo,
Deklaratë e besimeve fetare në Shqipëri
me rastin e rekomandimit për hapjen e negociatave me BE
duke punuar që ajo të mos cenohet,
as nga faktorë të brendshëm e as
nga nxitje keqdashëse të jashtme.
Me këtë rast ne i bëjmë një thi-
rrje me ngulm dhe vendosmëri
ndërgjegjes së të gjithëve, politikës
në përgjithësi e qeverisjes në ve-
çanti, që të vazhdohet puna me
përkushtim nga ana e të gjithëve
për përmbushjen e standardeve që
duhen për të qenë pjesë e Evropës.
Në mënyrë të veçantë duam të
theksojmë përpjekjet për reformën
në drejtësi, për të cilën kemi pasur
rast të flasim edhe në deklarata to-
na të mëparshme. Po ashtu lufta
ndaj korrupsionit dhe ndaj varfëri-
së së shqiptarëve. Nuk duhen mby-
llur sytë ndaj shtresave në nevojë,
ndaj punësimit të të rinjve dhe sub-
vencionit të familjeve në vështirë-
si, nëpërmjet skemave të drejta të
asistencës sociale. Prosperiteti
ndërtohet me punë dhe duhet të
intensifikojmë përpjekjet që krea-
tiviteti dhe energjia e rinise shqip-
tare, si edhe kontributi i sipër-
marrësve tanë, të vlerësohen e
inkurajohen. Në këtë mënyrë do të
ndalet hemorragjia e shumë të
rinjve dhe familjeve drejt vendeve
të tjera, por edhe dëshpërimi që
kaplon shpesh të rinj e të reja të
vendit tonë. Duhet të nxisim e të
japim shpresë për të ardhmen në
vendin tonë. Duhet të bëjmë de-
tyrat mirë që më pas kryelartë të
kërkojmë mbështetje nga të gjitha
vendet e Evropës.
Një thirrje e fundit, por shumë
e rëndësishme nga të gjithë ne
religjionet bashkë, i shkon Kance-
larive perëndimore. Nëpërmjet
ambasadave të tyre, të akredituara
në Tiranë, ne u kërkojmë shteteve
anëtare të BE që të mbështesin
akoma më fuqishëm këtë proces.
Është në të mirën e Evropës që
edhe shqiptarët, e pse jo i gjithë
Ballkani Perëndimor, të jenë pjesë
e saj. Ne shqiptarët jemi pjesë e
Evropës dhe sigurisht pa njëri-
tjetrin jemi mangët: ne pa Evro-
pën dhe Evropa pa ne. Na bash-
kon një histori më e gjatë sesa e
këtyre dekadave të fundit. Është
një histori mijëravjeçare dhe janë
rrënjët e përbashkëta kulturore e
shoqërore që ne kemi e që na lidhin.
Ne ju bëjmë thirrje përzemërsisht,
por me vendosmëri, që të mbështes-
ni hapjen e negociatave dhe sa më
shpejt edhe anëtarësimin në BE të
vendit tonë.
Të bindur se fjalët tona nuk do
të bien në vesh të shurdhër, ne
ripërtërijmë angazhimin tonë që,
nëpërmjet lutjes drejtuar të madhit
Zot dhe fjalës sonë nëpër komuni-
tetet tona, të jemi gjithmonë mbë-
shtetës dhe promovues të vendosur
të së mirës, të paqes dhe të shpre-
sës për të ardhmen.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe
ne të gjithë.
Komuniteti Mysliman i
Shqipërisë, Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë, Kisha
Katolike, Kryegjyshata Botërore
e Bektashinjve, Vëllazëria
Ungjillore.