EmailFacebookKontakt

“Dashuria Hyjnore” – Takim ndërfetar në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”

Në një klimë vëllazërore, dë-
gjimi, mirëkuptimi e respekti, në
mjediset e Manastirit të Hirshëm
të Shën Vlashit, në datën 14 dhjetor
2017, u mbajt takimi ndërfetar aka-
demik midis përfaqësuesve univer-
sitarë të tri komuniteteve fetare;
Akademisë Teologjike “Ngjallja e
Krishtit”, që ishte mikpritësja e ra-
dhës; Kolegjit Universitar “Beder”
(Komunitetit Mysliman) dhe Semi-
narit Ndërdioqezian “Zonja e Kë-
shillit të Mirë”, Shkodër (Kisha
Katolike).
Takimi filloi me mikpritjen e
pjesëmarrësve nga Drejtori i koma-
nduar i Akademisë, stafi pedagogjik
dhe studentët. Tema e përzgjedhur
me mirëkuptim për këtë takim, që
po kthehet tashmë në një traditë të
bukur, ishte: “Dashuria Hyjnore”.
Secila shkollë u përfaqësua me një
referues, që foli mbi përqasjen teo-
logjike të komunitetit që përfa-
qësonte. I pari që referoi rreth te-
mës ishe Hysni Skura, përfaqësues
i Kolegjit Universitar “Beder”, që
foli rreth “Dashurisë hyjnore në
Islam”. Ndër të tjera ai u shpreh
se “Dashuria Hyjnore përfaqëson
dëshirën dhe përkujdesjen e pa-
kufishme të Krijuesit për krijesat e
tij. Duke e parë dashurinë edhe si
ndjenjë më të fuqishme universa-
le njerëzore, dashuria në Islam
shprehet me anë të dhembshurisë
e mëshirës. Të shumta janë shenjat
e dashurisë së Zotit për njeriun; si
Krijimi i njeriut si mëkëmbës në
tokë, krijimi në formë të përsosur
dhe vlerësimi i njeriut mbi krijesat
e tjera”.
I dyti referoi Dom Lorenzo Ro-
sseti, meshtar e pedagog në Semi-
narin Ndërdioqezian, i cili prezantoi
pikëpamjen romanokatolike rreth
Dashurisë. Ai theksoi se “Urdhëri-
met sipas tij na drejtojnë drejt dy
boshteve të dashurisë, atij vertikal,
drejt Dashurisë për Perëndinë dhe
padyshim atij horizontal, të dashu-
risë për të afërmin. Pikërisht këto
dy boshte, parafigurojnë edhe
kryqin e Krishtit që ishte edhe kulmi
i dashurisë së Perëndisë për kri-
jesën, si shembulli që çdo i krishterë
duhet të ketë në jetën e tij. Dashuria
e Krishtit të ngjallur të përhapet te
të gjithë. Jisui na mëson të duam
me jetën e tij, me veprat e tij, me
fjalët dhe me vdekjen e tij”.
Referati i tretë u mbajt nga
Dhimitër Qosja, pedagog i Akade-
misë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”,
i cila theksoi se “Dashuria është
shoqëruesja e të gjitha veprimeve
të Perëndisë në botë, të shprehura
përmes Krijimit, jo nga nevoja, por
nga liria, pikërisht dashuria e vërtetë
është ajo që vjen nga liria. Zoti
është dashuri dhe dashuri është
Zoti, i Cili e shpalos këtë pa rezer-
vë. Ai që dashuron është gjithmonë
në kërkim të personit që do, prandaj
Perëndia si Person i zbulohet njeriut
dhe hyn në një marrëdhënie me të.
Zbulesa e Perëndisë si dashuri për
botën është Jisu Krishti (Joan.
3:16). Askush nuk mund të kufizojë
ndërhyrjet e Tij të dashurisë në his-
torinë njerëzore. Ajo që pritet është
përgjigjja e njeriut ndaj hyjnores.
Nëpërmjet konceptit të dashurisë,
si element bazë i ‘ikonës së perë-
ndishme’ te njeriu, krishterimi sheh
mundësinë e kapërcimit të kufijve
të vetvetes, bashkimit me hyjno-
Shën Vlash, Durrës
“Dashuria Hyjnore” –
Takim ndërfetar në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”
ren. Nëse njeriu i përgjigjet dashu-
risë hyjnore, ai shmang çdo devijim
të dashurisë dhe dramën e njerëzve
të parë të historisë njerëzore. Ai që
ka dashuri për Perëndinë ka da-
shuri edhe për të afërmin, përndry-
she rezulton e pavërtetë dashuria
(Letra I Joan. 4:20-21). I afërmi,
për konceptin e krishterë është çdo
njeri, pavarësisht nga karakteristi-
kat që mbart, gjuhësore, nacionale,
fetare etj. Edhe pse njeriu përballet
me dobësinë e tij për të marrë pjesë
në horizontin e dashurisë së paku-
fishme të Zotit, nga ana tjetër
mbetet sfidë për të, të qëndrojë te
feja e gjallë, pasi nuk ekziston asnjë
institucion tjetër në botë që ta jetojë,
ta shpallë dashurinë e vërtetë dhe
të dëshmojë respektin, dinjitetin dhe
dashurinë për njëri-tjetrin dhe të
transformojë marrëdhëniet ndër-
njerëzore, sipas përvojës së vetë
Jisu Krishtit”.
Të shumta ishin pyetjet dhe
mendimet e dëgjuesve rreth mëny-
rës se si referuesit iu përqasën
temës. Në këtë klimë të ngrohtë
diskutimi dhe respekti ndaj njëri-
tjetrit u mbyll edhe pjesa kryesore
e takimit, shoqëruar nga fotoja e
përbashkët. Më pas, të shoqëruar
nga Hirësi Nikolla, pjesëmarrësit
vizituan mjediset e Manastirit dhe
të Akademisë, ku u njohën me
historinë dhe mbarëvajtjen ndër
vite. Takimi u mbyll me drekën e
përbashkët mes pjesëmarrësve,
pedagogëve e studentëve, të cilët
shprehën falënderimet, së pari ndaj
Perëndisë që nga Dashuria e Tij,
mundësoi këtë takim njohës dhe, së
dyti, ndaj secilit komunitet për
shprehjen e mirëkuptimit, respektit
dhe frymën vëllazërore të shprehur.
Takime të tilla të shpeshta, brenda
frymës së vëllazërimit dhe të res-
pektit, janë vendosur në programet
e secilit komunitet universitar në të
ardhmen.

3