EmailFacebookKontakt

Citime nga mesazhi: Ngjallja – Lartësimi i dinjitetit njerëzor

Tradita e krishterë ka qenë nën-
shtresa shpirtërore për deklaratat
mbi të drejtat e njeriut dhe theksi-
min e veçantë që i bëhet dinjitetit
njerëzor.
Për botëkuptimin orthodhoks,
njeriu me dinjitet, në thelb, nuk
është borgjezi që e ka rregulluar
jetën më së miri, por njeriu fisnik me
moral, i drejti, i ndershmi, i vërteti.
Ky ndërgjegjësim e udhëheq
besimtarin në përpjekjen për
mbrojtjen e dinjitetit të bashkë-
njerëzve tanë, që kërcënohen nga
padrejtësia, varfëria, sëmundjet,
papunësia, injoranca shpirtërore,
aksidentet, të cilat çojnë në dë-
shpërim dhe mjerim.

3