Ngjallja është vula që siguron
unikalitetin madhështor të Jisu
Krishtit.
Pashka nuk është një e kremte e
kufizuar vetëm në një ditë ose vetëm
në një periudhë të caktuar, rrezatimi
i saj përhapet gjatë gjithë vitit.
Le ta jetojmë çdo ditë me nga-
zëllimin paskal, i cili nuk e injoron
realitetin e ashpër të jetës, por e tej-
kalon dhe e transformon me hirin
dhe fuqinë e Krishtit të Ngjallur.