EmailFacebookKontakt

Cilat janë periudhat e caktuara për kreshmë

CILAT JANË
PERIUDHAT E CAKTUARA
PËR KRESHMË
Çdo i krishterë është mirë të
kreshmojë gjatë periudhave të
caktuara nga Kisha jonë.
Ato janë si vijon:
1- Çdo të Mërkurë e të Premte
2- Kreshma e madhe e Pashkës
3- E Apostujve të Shenjtë
4- E Hyjlindëses së Shenjtë (1-15
gusht)
5- Kreshma e Krishtlindjes
Gjithashtu, është mirë të
mbajmë kreshmë gjatë festave
të mëposhtme, çfarëdo dite që të
bien, me përjashtim të së shtunës
e të së dielës, që ndërpresim kre-
shmën me vaj e me verë.
1- Më 5 janar, para Epifanisë së
Zotit
2- Më 29 gusht, Prerja e Kryes së
Shën Joan Pagëzorit
3- Më 14 shtator, Lartësimi i
Kryqit të Nderuar
4- Më 24 dhjetor, para
Krishtlindjes
Nëse rastis ndonjë festë fetare
të Hënën e Bardhë ose gjatë Ja-
vës së Madhe të Pashkës, kre-
shma nuk ndërpritet.
Për Kreshmën e Pashkës
duhet të dimë se:
– Nuk hahet mish, peshk, bulmet,
vezë gjatë gjithë kohëzgjatjes së
saj.
– Peshk hahet vetëm më 25 Mars,
e kremtja e Ungjillëzimit dhe në të
Dielën e Dafinave.
– Lejohet ngrënia e “frutave të
detit” (midhje, oktapodë, sepje,
kallamarë etj.).
– Nëse është e mundur, kreshma
mbahet pa ngrënë vaj në ditët e
javës (ose të paktën të premteve
dhe të mërkurave), ndërsa të shtu-
nave dhe të dielave përdoret gjith-
monë vaji (me përjashtim të së
Shtunës së Madhe).
– Verë pihet të shtunave dhe të
dielave.
– Kushdo që ka probleme shëndetë-
sore apo të tjera, që nuk e lejojnë
ta mbajë kreshmën, duhet të bise-
dojë me atin shpirtëror..

3