Më 6 prill 2017, në orën 18:00,
në mjediset e Qendrës Sinodike,
pranë Katedrales së re Orthodho-
kse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë,
u promovua botimi i numrit special
të revistës periodike “Art & Tra-
shëgimi”, me temë “Trashëgimia
Orthodhokse në Shqipëri”.
Në veprimtari mori pjesë Krye-
piskopi Anastas dhe anëtarë të
Sinodit të Shenjtë, studiues të njohur
të fushave të ndryshme, përfaqë-
sues të komuniteteve të tjera fetare,
diplomatë, personalitete të politikës
etj. Promovimi u drejtua nga një
panel autorësh që kontribuuan për
këtë botim.
Aktivitetin e hapi z. Andi Rëm-
beci, pedagog në Universitetin e
Tiranës, studiues i teksteve bizan-
tine. Pastaj e mori fjalën Mitropo-
liti i Korçës, Hirësia e Tij Joani. Më
pas folën prof. dr. Pirro Thomo e
drejtuesja e Fondacionit “Argjiro”,
që boton revistën, znj. Ilda Mara.
“Trashëgimia Orthodhokse në
Shqipëri” është numri i parë i një
gjerdani botimesh që revista kultu-
rore periodike “Art & Trashëgimi”
ia kushton trashëgimisë kulturore
dhe historike të komuniteteve fetare
në vendin tonë. Ky botim u realizua
falë bashkëpunimit të stafit të revi-
stës “Art & Trashëgimi” me Kishën
Botim kushtuar trashëgimisë Orthodhokse
Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë dhe Shoqatën Shqiptare të
Studimeve Bizantine.
Emra të njohur në fushën e hi-
storisë, religjionit, arkitekturës, re-
staurimit, arkeologjisë, arteve të
zbatuara, muzikologjisë, paleogra-
fisë dhe kodikologjisë, historisë së
artit dhe letrave, si Kryepiskopi
Anastas, Hirësi Joan Pelushi, Ale-
ksandër Meksi, Pirro Thomo, Kon-
stantinos Giakoumis, Dhori Qiriazi,
Lida Miraj, Shaban Sinani, Andi
Rëmbeci, Skënder Muçaj, Sokol
Çunga, Vladimir Myrtezai, Theo-
dhor Peci etj., kanë kontribuuar,
duke i ofruar lexuesit një botim të
çmuar historik për trashëgiminë e
Orthodhoksisë në Shqipëri.
“Rëndësia e madhe e traditave
bizantine dhe ortodokse për krijimin
e kulturës dhe identitetit modern
shqiptar shfaqet në përmbajtjen e
këtij botimi. Larmia e madhe e te-
mave të përzgjedhura reflekton
praninë e Krishterimit Ortodoks në
jetën shpirtërore dhe kulturën ma-
teriale në Shqipëri. Ky botim ilu-
stron, si një të tërë, shqetësimin e
tij në një mënyrë udhëzuese dhe të
mirëstrukturuar. Shpresoj që do të
jetë një gur themeltar për të tjera
hulumtime mbi kulturën e krishterë
në Shqipëri”, shkruan në parathë-
nien e tij Akademiku Johannes Ko-
der, anëtar i Akademisë së Shken-
cave të Austrisë.
“Art & Trashëgimi” është një
botim dygjuhësh, në shqip dhe
anglisht, që promovon trashëgimi-
në kulturore, historinë dhe artet e
bukura në Shqipëri. Përmban infor-
macione, artikuj historikë, analiza,
reflektime si dhe ese të penave më
të njohura të fushës.