EmailFacebookKontakt

Besimtarët ndihen të përdhosur

Një grup vajzash, që të merrnin sytë nga bukuria,
kanë bërë fotografi të veshura si nuse në disa nga
kishat më të bukura bizantine të vendit, në Berat,
Elbasan. Çikat, të cilat janë me shpinë zbuluar dhe
dekolte tejet bujare, marrin poza ndjellëse sipër fronit
dhespotik, para derës dhe ikonave të ikonostasit. Fotot
janë marramendëse, të realizuara me mjeshtri të pa-
shoqe dhe thuhet se janë kryer, me sa duket në vigji-
lje të pushimeve verore, me qëllim që trashëgimia
kulturore të bëhet e njohur nëpër botë, .
Ka qenë shumë i ashpër reagimi i Kishës Auto-
qefale të Shqipërisë, ndërsa në shtyp pothuaj është
vënë në dukje që kjo mëri kishtare është e pavend se,
në këtë botë me mentalitet të hapur ku ne jetojmë,
gocat e bukura mund të dalin ku është më mirë. Fjala
vjen, ta ka ënda që një nuse krahëzbuluar, me gjoks të
hapur sa më s’ka, të bëjë një foto në ikonostas mes
Shën Marisë me Jezusin foshnjë dhe një tjetër ikone
të vetë Jezusit. Kudo në botë, Itali, Francë, Greqi,
SHBA, Gjermani, kjo do të përbënte skandal. Në Shqi-
përi jo, sepse padija në rastin më të mirë, ose jetesa
mendjeprishur, na shtyn drejt kapërcimit të do caqeve,
që besimtarët i kanë të paprekshme. Ndoshta ideatori
i këtij shërbimi nuk ka marrë pjesë kurrë në një meshë
orthodokse në Shqipëri, nuk ka parë kurrë në televizor
një natë Pashkësh apo Kërshëndellash. Besimtarët
kristianë orthodoksë, pasi kryhet Mesha, nderojnë
pikërisht ato ikona, luten para tyre, i përkëdhelin, i
puthin. Është pjesë e besimit të tyre të lashtë mbi dy-
mijëvjeçar. Meshën, priftërinjtë orthodhoksë, e thonë
pas ikonostasit që është dhe ballina, të cilën shohin
besimtarët gjatë gjithë shërbesës, të shoqëruar nga
këngët kishtare të muzikës bizantine, me tekstet e
shqipëruara nga imzot Noli. Në këtë vend, ku temjani
përhap aromën e tij të fortë, por karakteristike, nuk
mund të shkojë një modele e veshur pak, sepse edhe
në ceremoninë e vërtetë të dasmës, vashat shkojnë
në kishë me krahë mbuluar dhe vello të bardhë. Në
asnjë vend të Perëndimit a Lindjes, nuk qëllon që të
hysh në një kishë, katedrale, me kapelë, me krahët e
zbuluar, fund të shkurtër. Të vjen dikush, klerik apo
shërbyes, dhe të nxjerr jashtë. Në Shqipëri, si pa të
keq, sfidohet një traditë që ka kaluar mijëra vjet. Ndaj
reagimi i Kishës mund të ishte dhe më i fortë, sepse
jam i bindur që besimtarët ndihen të përdhosur nga
triumfi i padijes, siç ndodh rëndom në këtë vend.
Në fund, Kisha ankohet se këto objekte kulti ku
janë bërë fotot, por dhe mjaft manastire, lipsane të
shenjta, ikona dhe objekte të shenjta të adhurimit nuk
janë kthyer ende, por përdoren për kësi punësh të
turpshme. Ata kanë gjithë të drejtën e botës të thonë
se këto vende e objekte kulti nderohen dhe janë të
shenjta për të gjithë orthodhoksët anembanë botës,
sigurisht, edhe për besimtarët e Shqipërisë.
Ndoshta ky është tundimi i fundit i pafesë që ka
lënë për trashëgimi virtytin e vetëm, pacipërinë.
*(Marrë nga shtypi dhe mediat online)
Besimtarët ndihen të përdhosur…*
Nga Enkel Demi

3