Me bekimin dhe mbështetjen
financiare të Kryepiskopit Ana-
stas, në prill të vitit 2012 filloi
programi i Edukimit të Krishterë
Orthodhoks në Tiranë për adole-
shentët e grupmoshës (13-18
vjeç) dhe më pas në nëntor të të
njëjtit vit në qendrat e tjera të Ki-
shës, Bathore dhe Thavor (Shko-
zë). Ndërsa në shkurt të 2013-ës
filloi në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber
Janë rreth 120 adoleshentë ak-
tivë, të cilët përfshihen në akti-
vitetet shpirtërore dhe edukati-
ve,si edhe në kampet verore për
djem e vajza.
Pas ndjekjes së programeve
gjatë këtyre viteve janë pagëzuar
mjaft fëmijë dhe adoleshentë, por
edhe prindër të tyre etj. Numë-
rohen rreth 50 të pagëzuar. Ata
shprehin falënderimin dhe mirë-
njohjen e tyre, duke theksuar se
programet e ofruara nga Kisha Or-
thodhokse janë më të dobishmet
dhe të vetmet që kultivojnë saktë
jetën shpirtërore të njeriut.
Qëllimi 1 këtij programi edu-
kativ është: Të frymëzojmë ado-
leshentët të njohin Krishtin, Perë-
ndinë e vërtetë, dhe ta dëshmoj-
në Atë me jetën e tyre në çdo mo-
ment.
Programi edukativ përmban:
1. Mësime shpirtërore
Këto mësime bazohen në:
– filma shpirtërorë dhe eduka-
tivé;
– emisione edukuese me tema
sociale pér adoleshentét nga ra-
dio “Ngjallja”,
– leximi 1 Shkrimit të Shenjtë,
librit të jetës:
– mësimi 1 tropareve kishtare
dhe i këngëve të krishtera,
– takime, konkurse, tema ba-
shkëkohore dhe reflektime dobi-
prurëse nga të ftuar të ndryshëm.
Bekimii Kryepiskopit Anastas
na shoqëron hap pas hapi
Adoleshentët njohin me anë të
mësimeve shpirtërore të vërtetat e
besimit Orthodhoks, mësojnë për
Perëndinë, për Kishën, për shenj-
torët, për virtytet, për qëllimin e
jetës etj. dhe ftohen me vullnet të
lirë të bëhen gjymtyrë të gjalla të
Kishës, nëpërmjet mistereve të
saj, gjatë gjithë jetës së tyre.
2. Vizita baritore
Vizitat baritore në azil, në fa-
miljet e varfra , në jetimore etj.,
u japin mundësinë adoleshentëve
të zbatojnë fjalën Zotit që thotë se
më shumë gëzohet ai që jep, sesa
ai që merr, si edhe të kultivojnë
brenda tyre frymën e dashurisë
për të afërmin, e falënderimit e të
mirënjohjes ndaj Zotit tonë Jisu
Krisht dhe ndaj njerëzve që mu-
ndohen për përparimin e tyre
shpirtëror dhe edukativ. Në këto
nisma adoleshentët ofrojnë kon-
tribut sipas mundësive të tyre.
3. Punë artizanale
Puna artizanale, aktivitet sho-
qërizues e krijues, 1 nxit adole-
shentët të ndajnë idetë e tyre me
njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojnë
për të arritur një rezultat sa më të
mirë. Le të përmendim disa prej
tyre: komboskinë, byzylykë dore,
kryqe me thurje, kartolina të
Krishtlindjes, mbajtëse qirinjsh,
zbukurim i qiririt të Pashkës,
shporta e vezëve të Pashkës etj.
4. Lojëra argëtuese dhe
sportive
Adoleshentët, me anë të lojë-
rave, si futboll, volejboll, shah ety.,
kultivojnë komunikimin, bashkë-
punimin, shmangien nga përdo-
rimi i tepruar i celularit, interne-
tit apo lojërave elektronike, me
zgjedhjen e lojërave që 1 përket
moshës së tyre, shfaqet karakteri
Ve”
8 1
Ë ce
i tyre kryesisht kur përballen me
humbjen e saj. Ata nxiten të mos
e humbasin guximin, durimin,
shpresën dhe përpjekjen, sepse
në jetë do takojmë humbjen dhe
fitoren, por më e rëndësishmja
është të arrijmë fitoren e për-
jetshme, Mbretërinë e Perëndisë,
e cila arrihet me zbatimin e po-
rosive të Zotit dhe me anë të më-
shirës së TIJ të pamasë.
5. Aktivitete të veçanta
Ndër to mund të përmendim
vizitat në: Manastirin e Hirshëm të
Shën Vlashit në Durrës, Mana-
Stirin e Hirshëm të Shën Joan
Vladimirit në Elbasan, në qytetet
historike, si: Berati, Gjirokastra,
Vlora etj. Vizita në këto komple-
kse shpirtërore dhe historike
dëshmon qartë hirin e Perëndisë
që na shoqëron në çdo kohë.
Shprehim mirënjohjen e thellë
dhe falënderimet e sinqerta për
Kryebariun tonë, Kryepiskopin
Anastas, 1 cili na bekon dhe na
mbështet hap pas hapi në zhvilli-
min e Edukimit të Krishterë
Orthodhoks të adoleshentëve të
Tiranës.
Marina Baba