Në të gjithë hapësirën e
Mitropolisë u përhap atmo-
sfera Ngjallësore, deri në eno-
ritë më të vogla të skajshme
të Pogonit e Rrëzomave,
Zagorisë e Përmetit.
Mitropoliti i Gjirokastrës,
Imzot Dhimitri, kreu Shërbe-
sën e Ngjalljes, “Merrni dritë
nga Drita që nuk perëndon”,
në Kishën Katedrale “Ngjallja
e Krishtit” në Gjirokastër, si-
kundër edhe Liturgjinë Hyjno-
re. Morën pjesë besimtarë të
shumtë nga qyteti, por edhe nga
fshatrat afër, veçanërisht shumë të
rinj e të reja, të cilët në fund u kun-
guan me Trupin dhe Gjakun e Zotit.
Fshatrat u mbushën me Dritën
e Ngjalljes, që shpërndahej nga lla-
mbadhet paskale, por edhe nga gë-
zimi i pranisë së besimtarëve të
shumtë që erdhën nga vendet ku
jetojnë dhe punojnë. Me programin
e posaçëm që kishte përgatitur
Atmosferë ngjallësore në Mitropolinë e Gjirokastrës
Mitropoliti për priftërinjtë, por edhe
me kontributin e vyer të klerikëve
që kishin ardhur për të ndihmuar,
duke iu përgjigjur dëshirës dhe
ftesës së Kryepiskopit Anastas për
hierapostulli, pothuajse kudo dhe
pavarësisht nga kushtet e vështira
të infrastrukturës u kryen shërbesat
e Javës së Madhe dhe të Ngjalljes.
Gjatë gjithë periudhës së Kre-
shmës së Madhe kishin paraprirë
veprimtari intensive adhuruese e
shpirtërore me besimtarët dhe sido-
mos thirrja për përgatitje të për-
shtatshme shpirtërore për të pritur
Ngjalljen e Zotit. Kjo u bë veçanë-
risht për sa i përket aspektit të pe-
ndimit dhe ardhjes në misterin e
Rrëfimit. Të rinjtë dhe të rejat, si
edhe grupet e grave në qytete e
fshatra, u shndërruan në bërthama
të vërteta të përjetimit të Pësimeve
të Zotit dhe të Ngjalljes së Tij
triumfuese mbi vdekjen.
Kjo hare e besimtarëve
dhe Kishës Orthodhokse u
shpërnda në të gjithë mjedisin
shoqëror, duke dhënë njëhe-
rësh mesazhin e shpresës dhe
pikën reale ku duhet mbështe-
tur shpresa dhe përpjekja për
ndryshimin e mbarë shoqërisë.
Në Shërbesën e Ngjalljes
dhe panegjiret e shumta të
javës së Pashkës në vijim dhe
në të dyja gjuhët: shqip e
greqisht sipas rastit në të gjithë
hapësirën e Mitropolisë u lexua
Mesazhi Paskal i Kryepiskopit të
Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë
Shqipërisë, Imzot Anastasit, një
mbështetje dhe fuqizim më tej në
përpjekjet e jetës së çdo besimtari
Orthodhoks.
(Korresp. i NGJALLJA)