Atë Thanas Bebi,
“Shën Koll” në Elbasan klerik i nderuar i lagjes
Shekulli XIX shkoi dhe 1 la
vendin shek. XX. Elbasani dhe
gjithë Shqipëria e sidomos popull-
sia orthodhokse ndihej e shtrënguar
keq nën darën e pushtuesit otoman
500-vjeçar. Kisha të reja nuk ndër-
toheshin më. Në ato kisha, për të
cilat orthodhoksët 1 kishin paguar
qeverisë taksat më të larta për t’i
ndërtuar, nuk lejohej më të bëhe-
shin shtesa e as të ngriheshin ka-
mbanore.
Ishte 2 janar 1 vitit 1902, kur nga
prindërit e krishterë orthodhoksë,
banorë të lagjes “Shën Koll” në El-
basan, Mina e Vangjeli Bebi, lindi
Thanasi. Në moshën 8-vjeçare, 1 ati
e la jetim dhe Thanasi bashkë me
nënën do të kujdeseshin për veten
dhe katër vëllezërit e tjerë më të
vegjël. Ishin kohë të vështira, plot
trazira luftërash dhe gjendje e rë-
ndë ekonomike. Nevoja të mëson
për shumë gjëra. Kështu, nënë
Vangjelia me djaloshin Thanas për-
shtatën për dyqan një dhomë të
shtëpisë dhe nisën nga puna për të
mbajtur gjallë familjen.
Aty në lagjen “Shën Koll”, në
një ndërtesë dykatëshe ndodhej
shkolla, në të cilën Thanasi filloi
të mësonte gjuhën greke. Daja 1 tij,
Jovan Dimitresku, 1 jepte herë pas
here libra në gjuhën italiane e ru-
mune. Me vullnetin e tij të madh,
Thanasi arriti që këto gjuhë t’i zotë-
ronte me të folur e të shkruar.
Në vitin 1925, filloi punë në
postë-telegraf dhe po atë kohë u
fejua me zonjën Sofie Buza. U
martua, dhe në vitin 1929, Thanasi
u bë baba, pati një vajzë, Emelinë.
Më vonë familja e tij u shtua edhe
me dy djem e një vajzë.
Enoria e lagjes “Shën Koll” ki-
shte nevojë për prift të sajin shpir-
tëror e të ditur dhe kërkoi që të
dorëzohej klerik Thanas Bebi. Në
vitin 1937 u dorëzua prift 1 kishës
së Shën Kollit. Pas një viti, më
1938, Kryepiskopi 1 jep dy grada
njëherësh: Ikonom dhe Stavrofor.
Kështu atë Thanasi nisi udhëtimin
e tij në rrugën klerikale, 1 dashur
me besimtarët dhe 1 anatemuar më
vonë nga pushteti popullor ateisto-
komunist. Lutjet dhe Ungjillin e
shenjtë në kishë, atë Thanasi 1 lexo-
nte në tri gjuhë: shqip, greqisht dhe
rumanisht.
Pushteti komunist që u vendos
në Shqipëri pas vitit 1944. filloi t’i
shikonte me sy të keq njerëzit e
shkolluar dhe, veçanërisht, kleri-
kët. Menjëherë komunistët filluan
nga plani 1 tyre djallëzor. Kështu,
Njëherë, gjatë rrugës më këmbë për
atje, takon një udhëtar të rastë-
sishëm. Udhëtari 1 thotë se gjatë
luftimeve në Vietnam ishin rrëzuar
dy avionë amerikanë. Atë Thanasi,
pa të keq, 1 thotë udhëtarit se Ame-
rika prodhon 200 avionë luftarakë
për 24 orë e çfarë 1 paska ata të dy
pa asnjë shkak, atë Thanas Bebin
e transferuan në Shtërmen bashkë
me priftëreshën, nënën, vajzën
Emeli dhe katër vëllezërit e tij. Ku-
rrë nuk u mor vesh shkaku 1 vërtetë
1 këtij transferimi të mistershëm.
Pas një viti shërbimi priftëror në
Shtërmen, populli besimtar 1 la-
gjes së Shën Kollit, kërkoi me forcë
kthimin e tij të menjëhershëm. Të
detyruar nga revolta e drejtë e be-
simtarëve, atë Thanasin e kthyen
sërish në kishën dhe lagjen e tij.
Por nuk qe e thënë që kleriku 1 mirë,
atë Thanas Bebi, të shërbente 1 qetë
e të kryente me devocion shpirtëror
të plotë detyrën e tij ndaj grigjës së
zgjedhur të Perëndisë. Llazar Gjika,
biri 1 psaltit të mirënjohur të kishës
së Shën Kollit, Vladimir Gjika, dhe
komshi me të, rrëfen për përndje-
kjen që 1u bë famullitarit të kishës
së Shën Kollit, atë Thanas Bebit,
nga pushteti popullor në atë pe-
riudhë:
Atë Thanasi shkonte shpesh në
kishën e Shën Kollit, në Shelcan.
që qenkan rrëzuar. Shkon në kishë
e kthehet dhe të nesërmen e thë-
rresin në rajonin e policisë dhe e
marrin në pyetje:
– Ku ishe dje? Kë takove rrugës
e çfarë ke thënë” Mos je kundër
pushtetit popullor e bashkëpunë-
tor 1 amerikanëve”
Ati 1 urtë habitet dhe shpjegon
se fjalën që Amerika prodhon 200
avionë në 24 orë e kam thënë pa të
keq. Meqenëse nuk mundën të
nxirrnin gjë prej gojës së shërbëto-
rit të Perëndisë, pas disa orësh që-
ndrimi aty, e lëshuan në punët e tij.
Atë Thanasi, si dhe të gjithë
klerikët, ishte antikomunist. Në
biseda me besimtarët, duke lëçitur
porositë e Ungjillit, thoshte edhe
fjalë që binin ndesh me porositë
e partisë. Njëherë e thirrën në
mbledhjen e frontit demokratik të
lagjes e1 thanë:
– Kemi dëgjuar, uratë, që flet
poshtë e lart kundër pushtetit po-
pullor. Të kemi paralajmëruar e
përsëri po të paralajmërojmë që të
mbyllësh gojën e të heshtësh, se të
pret hakmarrja e popullit.
– Unë përmend fjalët e Ungjillit,
se edhe atëherë kur predikonte
Krishti, popullit 1 bëheshin padrej-
tësi, – u përgjigj urtë e butë urata. –
Të ketë dhënë porosi gabim Kri-
shti, këtë nuk e besoj.
Dëgjuan fjalët e uratës e, ngaqë
nuk kishin ç’të thoshin më tej, e lanë
të qetë.
Viti 1967 qe viti më 1 zi për kle-
rikun atë Thanas Bebi. Mbyllja e
kishës me forcë e pa ndonjë shkak,
heqja e mjekrës dhe e stolive priftë-
rore ishin vërtet një goditje e rëndë
për të. Pati ruajtur një stoli priftë-
rore, miro të shenjtë, Ungjillin, një
libër shërbesash e kryq në shtëpi
dhe fshehurazi bënte pagëzime e
ajazma nëpër shtëpitë e besim-
tarëve të tij. Hakmarrja ndaj atë
Thanasit nuk kishte të ndalur.
Nuk 1 lidhën pension pleqërie,
por e lanë pa asnjë një lek që nga
viti 1967 kur kisha u mbyll e gjersa
u largua nga jeta tokësore, më 3
janar 1979.
Edhe pse kanë kaluar shumë
vjet, besimtarët e lagjes “Shën Koll”
në Elbasan, vazhdojnë ta kujtoj-
në ende me respekt të madh atë
Thanas Bebin, klerikun e denjë dhe
ish-atin e tyre shpirtëror.
Atë Stavri Çipi