Rehova është një fshat ortho-
dhoks me një trashëgimi mjaft të
pasur të traditave e zakoneve, të
cilat janë përcjellë nga brezi në
brez. Ajo ka pasur klerikë të dallu-
ar, një nga të cilët është dhe atë
Jorgji Prifti.
Atë Jorgji bëri disa vjet shkollë
në fshat në gjuhën greke. Për dore
tok me prindërit, ai shkonte vazhdi-
misht në kishë, dëgjonte dhe ndiqte
me shumë vëmendje Liturgjinë. U
mëkua me një edukatë të thellë fe-
tare, e cila la gjurmë në shpirtin e
tij. Krishti kishte hyrë kështu në ze-
mrën e tij dhe kjo i jepte më shumë
dashuri dhe forcë për punët e tjera.
Për më shumë, gjyshi e stër-
gjyshi i tij kishin qenë priftërinj.
Atë Anastasi dhe atë Vangjel Prifti
kishin shërbyer në kishën e fshatit.
Nisur nga kushtet ekonomike të
familjes me tetë fëmijë, i ati shko-
nte shpesh në emigracion. Kur
Jorgji mbushi 15 vjeç, e mori me
vete në Greqi.
Jorgji pati fatin e mirë, nderim
dhe bekim Perëndie, që të shkonte
dhe të punonte në Malin e Shenjtë,
në manastirin e Shën Pandelei-
Ata që punuan për Kishën tonë
Me mall për vendlindjen dhe dashuri për Kishën
monit. I ati kishte qenë edhe më
parë atje. Jorgji punonte në ndër-
tim dhe kishte shumë zell për punë.
Çdo të diel e çdo të kremte e li-
nte punën dhe ndiqte shërbesat.
Ndiente se shpirti po i mbushej me
një dashuri që po rritej ngadalë dhe
po i pushtonte gjithë qenien. Dëshi-
ra për të mësuar për jetën e shenj-
torëve, për besimin orthodhoks,
lutjet e fuqishme qe murgjit i drej-
tonin Perëndisë, e tërhoqën më
shumë se veglat e punës.
Për afro tre, vjet shërbeu në
manastir, ku shpalosi shumë vlera
shpirtërore dhe aty u dorëzua në
dhjak e pastaj në prift. Me mallin
për vendlindjen dhe me dashuri
për Kishën, atë Jorgji u kthye në
Rehovë, për të shërbyer dhe për
të vazhduar traditën e familjes.
Aty ishte i vlerësuar nga të gjithë
për vlerat morale dhe urtësinë
shpirtërore.
Rehovallinjtë, të mbrujtur me
besimin orthodhoks, janë dalluar
gjithnjë për ruajtjen e traditave,
që ato t’u përcilleshin brezave. Ata
kishin kontribuuar vetë në ngritjen
dhe mirëmbajtjen e kishave të tyre.
Komuniteti i fshatit ka qenë i be-
kuar me pesë kisha dhe katër para-
klise. Dhe gjithmonë, thirrjes për t’i
shërbyer Perëndisë, i janë përgji-
gjur djem nga fshati, si atë Vangjeli,
atë Anastasi, atë Thanasi, atë Josifi,
atë Naumi, atë Jorgji, atë Zisi, atë
Andrea (ky i fundit, u hirotonis në
maj të vitit 1960).
Atë Jorgji fjeti në vjeshtën e dytë
të vitit 1918. Në 100-vjetorin e fje-
tjes së tij, Liturgjinë Hyjnore për-
kujtimore e kreu atë Kristaqi, në
kishën e Shën Gjergjit, në prani të
shumë besimtarëve.
Prapa ajodhimës së saj, ku pre-
hen eshtrat e klerikëve, u bë edhe
një shërbesë në kujtim të bijve
klerikë të fshatit, për kontributin
shumë të çmuar që kanë dhënë.
Sterio Prifti