Apostull dhe Ungjillor Mattheu (16 nëntor)
Apostulli i shenjtë Matthe në fillim quhej
Levi. Ai ishte biri i Alfeut dhe ushtronte pro-
fesionin e doganierit. Një ditë, tek rrinte në
doganë, Jisui kaloi dhe një turmë e ndiqte nga
pas, e etur për mësimet e Tij. Zoti ktheu vështri-
min nga Mattheu e i tha: “Më ndiq!” Publika-
ni u ngrit dhe e ndoqi pa e pasur mendjen tek
ato që la pas. Para se të nisej për udhën në
gjurmët e Krishtit, ai shtroi një darkë në shtë-
pinë e vet, ku morën pjesë Jisui dhe dishepujt e
Tij, si dhe një numër i madh doganierësh e
mëkatarësh publikë. Meqë farisenjtë u skan-
dalizuan, Zoti tha: “ Nuk janë të shëndoshët
që kanë nevojë për mjek, por të sëmurët.
Nuk erdha të thërras të drejtët, por mëkatarët
në pendim” (Lluk. 5.27; Matth. 9.13; Mark.
3.17).
Mattheu ndoqi Krishtin në gjithë rrugëtimet
e Tij, përtej Palestinës, dhe ishte dëshmitar i
mësimdhënieve dhe i mrekullive të Tij, para
kryqëzimit të Tij dhe pas Ngjalljes së Tij. Pasi u
mbush me hirin e Shpirtit të Shenjtë ditën e
Pentikostisë së bashku me dishepujt e tjerë, ai u
caktua për të ungjillëzuar bashkëkombësit e tij,
hebrenjtë. Thuhet se 8 vjet pas Ngjitjes në qiej,
ai hartoi në hebraisht Ungjillin e parë në gjuhën
hebraike, d.m.th. tregimin e ngjarjeve dhe të
mësimdhënieve të Shpëtimtarit, për popujt që
nuk kishin përfituar drejtpërdrejt nga mësim-
dhënia e tij. Ky Ungjill u përkthye në greqisht
disa vjet më vonë nga apostull Jakovi, episkopi i
parë i Jerusalemit dhe u kopjua nga apostulli i
shenjtë Vartholome (11 qershor). Ai nuk vonoi
të zëvendësonte origjinalin në hebraisht (ara-
maisht), prej të cilit s’ka më kopje.
Më pas, apostull Mattheu u nis për të për-
hapur Lajmin e Mirë në vendin e partëve dhe
duroi peripeci të ndryshme nga idhujtarët. Arriti
më në fund në Ierapolis, në brigjet e Eufratit ku,
me fuqinë e predikimit, arriti të kthente një nu-
mër të madh idhujtarësh tek e vërteta. Fjeti në
paqe më Zotin në moshë të madhe.
Sipas një tradite tjetër, thuhet se, pasi vuajti
shumë keqtrajtime nga partët dhe midët kokë-
fortë për të vërtetën, apostulli mund të ketë
shkuar në vende të egra e të shkreta pranë një
mali të lartë për të asketizuar dhe për të medi-
tuar. Atje iu shfaq Zoti si një fëmijë, i dha një
shkop dhe e urdhëroi ta mbillte pranë kishës së
qytetit të Mirminit. Platoni, episkopi i qytetit, e
priti me madhështi Mattheun bashkë me klerin
e tij. Sapo e mbolli, shkopi mbiu dhe dha një fru-
të të ëmbël si mjaltë, si parashijim i kënaqësisë
së Parajsës. Pranë tij filloi të buronte një burim
me ujë të freskët dhe të gjithë që laheshin atje,
çliroheshin nga pasionet dhe errësirat e idhujta-
risë. Megjithëse u sillte shumë të mira partëve,
madje dhe familjes mbretërore, apostulli kaloi
shumë tortura të frikshme dhe mbaroi në zjarr.
Por arriti ta kthente tiranin në besim, nëpërmjet
mrekullive të shumta që kryenin lipsanet e tij.
Në çastin kur u pagëzua, mbreti kërkoi të merrte
emrin e Mattheut. Ai përmbysi idhujt në tërë
mbretërinë dhe solli mbarë popullin e tij në
Kishën e shenjtë. Me vdekjen e Platonit, ai hoqi
dorë nga qeverisja, la të birin në fron dhe u bë
episkop, sipas udhëzimeve që la apostulli i shenj-
të Matthe.