Në datën 14 shkurt, Amba-
sadori i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës në Tiranë, Z. Donald Lu,
bëri një vizitë në shkollën shqiptaro-
amerikane “Protagonistët”, të
Kishës sonë. Kjo ishte vizita e tretë
e tij në këtë shkollë.
Në sallën e madhe të shkollës
ai pati një takim të ngrohtë dhe të
Ambasadori i SHBA, Z. Donald Lu,
u takua me nxënësit e shkollës “Protagonistët”
gjallë me nxënësit e saj. Ambasa-
dori Lu, duke iu drejtuar atyre, u
ndal veçanërisht në rëndësinë e
ruajtjes së parimeve morale gjatë
jetës.
Ambasadori Lu vlerësoi lart
shkollën “Protagonistët”, duke u
bërë thirrje nxënësve që t’i ruajnë
e zhvillojnë më tej vlerat dhe pa-
rimet me të cilat edukohen në këtë
shkollë. Mbi të gjitha vlerësoi nder-
shmërinë, virtyt që karakterizon
gjithë sistemin arsimor të Kishës
Orthodhkse
Ai, gjithashtu, iu përgjigj pye-
tjeve të nxënësve, duke i vlerësuar
për nivelin e lartë të gjuhës angleze
dhe formimin e tyre.