EmailFacebookKontakt

“Aktiviteti dhe kontributi Juaj ndritën si llambadhe”

“Aktiviteti dhe kontributi Juaj ndritën si llambadhe”
Përshëndetja e mitropolitit të Mesinisë, Krisostomit,
drejtuar Kryepiskopit Anastas,
në pritjen e ngrohtë në kishën katedrale të Ipapandisë në Kallamatë
Fortlumturia Juaj, Krye-
piskop i liranës, Durrësit dhe i
Gjithë Shqipërisë, Z. Anastas,
Me gëzim të madh dhe ndjenja
të thella respekti ju presim sot për
herë të parë, në qytetin tonë, në
Kishën tonë vendore, duke ju
thënë “Mirë se erdhët”.
Lidhja juaj me tokën e Mesi-
nisë nuk është lidhje gjaku, por
kishtare. Kjo zë fill atëherë kur
Kryepiskopi Jeronim I, ju zgjodhi
episkop të tij ndihmës dheju dha
titullin e lartë, të episkopatës di-
kur të shkëlqyer të Andrusës (që
ndodhet në territorin e mitropolisë
së Mesinisë), të cilin e mbajtët për
25 vjet dhe përshkuat një rrugë-
tim e shkruat një histori në lëmin
e shkencës dhe të hierapostullimit.
… Nuk mund të mos theksoj
faktin se aktiviteti dhe kontributi
Juaj ndriti si lambadhe edhe në
vende të tjera, ku me shërbimin
Tuaj nlindét dhe nngnitét një Kishë,
ecila kaloi për shumë vjetjetën e
katakombeve dhe të cilën e kishte
sunduar skllavéna dhe frika.
Nga ky fakt historik 1 lënies
në harresë, lindi një tjetër realitet
1 shërbesës kishtare, 1 cili, sipas
Patriarkut Vartholome, është
“dhuratë Perëndie”, pasi për më
tepër se 20 vjet 1a dolët mbanë që
traditën ungjillore dhe të Etérve
të Kishës ta vini në jetë e ta zba-
toni në mënyrë bashkëkohore, në
një vend ku Krishti konsiderohej
skandal dhe besimi tek Ungjilli
marrëzi. Por Ju, Fortlumturi, ia
kthyet besimin kësaj Kishe në
shpresë.
…Ia dolët mbanë jo vetëm të
ringrinit nga themelet Kishën e
Shqipërisë, por edhe ta zhvillonit
më tej në një Kishë të gjallë, pro-

fetike dhe plot jetë, që nuk e kup-
ton ekzistencën e saj të mbyllur
vetëm brenda kufijve të ngushtë
gjeografikë të vendit, në mënyrë
autistike dhe egoiste, por i jepni
vazhdimisht asaj një dialektikë
dhe dëshirë për t’u hapur me bo-
tën, si me vëllezërit e tjerë ortho-
dhoksë, ashtu edhe me hetero-
doksët dhe njerëzit e feve të tjera.
… Për këtë arsye, askush nuk
mund të injorojë kontributin Tuaj,
jo vetëm në tekstet, por edhe në
tërë ecurinë dhe procedurat sino-
dike të Sinodit të Shenjtë dhe të
Madh, me ndërhyrjet tuaja të fry-
mëzuara dhe realiste. Madje, nuk
është e tepërt të pohoj se disi kë-
shtu dolën në pah edhe Etërit e
mëdhenj dhe Mësuesit e Kishës
sonë gjatë funksionimit të Si-
nodeve.
… Ju presim si Kryepiskopin e
shquar, 1 cili e kupton Kishën në
një dialog të vazhdueshëm me
historinë dhe me tjetrin, të ndrysh-
min, me qytetërimin e tij dhe me
qytetërimet. E dini fare mirë se
qytetërimet janë mentalitete dhe
se një fe qëndron në zemër të qy-
tetërimit. Nuk është rastësi që
sektori juaj akademik është hi-
storia e feve. Nuk mund ta kup-
tosh tjetrin, pa njohur fenë e tij,
dhe kjo ka qenë baza e kaher-
shme e leksioneve tuaja. Për këtë
arsye, dëshmia Juaj u zgjerua edhe
më tej, me anë të pjesëmarrjes
Suaj në dialogë të ndryshëm ndër
të krishterë dhe ndërfetarë, ndër-
kohë që deklarata Juaj se “Kisha
nuk mund të kufizohet në një kriti-
kë për të tjerët, por duhet të sjellë
mesazhe shprese”, nuk ishte diç-
ka e rastësishme.
… Ju presim sot si Kryepi-
skopin e shquar, i cili misionin e tij
nuk e shikon si shërbim ndaj nacio-
nalizmit, por si shërbesë ndaj fry-
mës ekumenike të Orthodhoksisë,
pra, si bashkekzistencë, bashkë-
jetesë, tolerancë dhe hapje ndaj
të gjithë njerëzve.
Rasti i Shqipërisë është kthyer
në një shembull, në një shenjë që
tregon se “atje ku do Perëndia,
mposhtet rregulli i natyrës”. Por
njëkohësisht na provon se ecuria
e Kishës brenda në botë ecën në
mes të urrejtjes dhe të dashurisë,
siç ndodh edhe në përftimin e çdo
vlere tjetër. Dhe është fakt se
Kisha e Shqipërisë, që mbërriti në
nadir, tani po jeton në zenitin e
zhvillimit të saj…

3