Nga 31 gushti deri më 4 shtator
2018, në V oskopojë u organizua nga
Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë një veprimtari për
familjet orthodhokse. Programi i
zhvilluar mbështetej në studimin e
letrës së Apostull Pavlit drejtuar
Efesianëve.
Kisha jonë nuk qëndron indi-
ferente ndaj problemeve të sho-
qërisë, por e ndihmon duke ofruar
atë për të cilën ajo ka më shumë
nevojë, praninë e Perëndisë në
jetët e njerëzve. Ndaj, ky aktivitet i
ofroi mundësinë 25 familjeve të
jetojnë së bashku në një komunitet
dashurie duke pasur në qendër
Perëndinë. Për 4 ditë, këto familje
përjetuan më thellë besimin te Pe-
rëndia përmes lutjes, studimit të
Shkrimit të Shenjtë, pelegrinazhe-
ve në vende të shenjta, lojërave dhe
argëtimit së bashku. Gjenerata të
ndryshme patën mundësi të më-
sonin nga shembulli, prania dhe
ndërveprimi midis tyre. Mbyllja u
krye me lutjen e Himnit Akathist
dhe u ofroi të pranishmëve mundë-
sinë për të shprehur mirënjohjen e
tyre për gjithçka që Perëndia ka
bërë dhe për këto ditë të bekuara
që përjetuan në praninë e Tij. Këto
familje morën pjesë edhe në Li-
turgjinë Hyjnore në kishën e njohur
si monument të Shën Nikollës.
Mes pjesëmarrësve shkoi edhe
Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani,
i cili foli për familjen e krishterë
dhe rëndësinë e saj në shoqëri.
Ndër të tjera ai tha se “Egoizmi ka
marrë përmasa shumë të rrezik-
shme. Gjithkush mendon vetëm
për vete, duke u nisur në këtë for-
më të gjithë do të mbeten vetëm”,
por ne jemi qenie shoqërore. Të
krijuar sipas ikonës së Perëndisë,
jemi krijuar për të qëndruar në
marrëdhënie me njëri-tjetrin,
të jemi pjesë e një komuniteti. A
jeni ju pjesë e një komuniteti?
Një falënderim i veçantë shkon
për Kryepiskopin Anastas, i cili
gjithmonë i inkurajon anëtarët e
Kishës Orthodhokse të jenë aktivë
në shoqëri dhe ofron mundësinë
e organizimit të aktiviteteve të ti-
lla, që ndihmojnë shoqërinë shqip-
tare dhe sidomos familjen, qelizën
bazë të saj.
Alban Petro,
Gabriela Hoppe
Aktivitet për vlerat e familjes orthodhokse